• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

by Ylli Pata
18/12/2024 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

SHBA sipas të gjitha gjasave nuk do të ishte pronncuar sërish për non gratën e Sali Berishës, nëse nuk do të kishte pasur fantazi të shfrenuar nga PD.

Retorika prej javësh tashmë, se Trump do të heqë sanksionet për Sali Berishën, po vijon e trashet dhe është kthyer në një tërkuzë politike, duke kaluar çdo kufi.

Ndaj sipas një logjike normale, situate duhet të ketë rrjedhur kështu. Kreu i ambasadës së SHBA, sipas protokollit dërgon informacione, që ne i njohim sit ë famshmet kabllograme, në lidhje me situatën politike në vend, ku natyrisht është informuar departamenti i Shtetit, në lidhje me përmendjen e qeverisë amerikanet dhe sulmet ndaj Sekretarit të Shtetit, prej Berishës.

Pas marrjes së infrmacioneve zyrtare, byroja përkatëse në DASH, ka dërguar udhëzimet dhe në fund ka folur e ngarkuara me punë që është kreu i diplomacisë amerikanet në Tiranë.

Që do të thotë se çdo deklaratë e rëndësishme e ambasadës, është normalisht dhe logjikisht në koordinim me Uashingtonin.

SHBA, që është shteti më i fuqishëm në botë, pore dhe shtetet e tjera në gjithë botën, janë administrate serioze që kur flasin apo marrin një vendim, e bëjnë pasi kanë fakte dhe bindje. E më pas nuk ka logjikë që të tërhiqet.

Ky argument është vërtetuar ndër vite dhe ka pasur disa herë qëndrime të rëndësishme edhe nga zyrtarë amerikanë për këtë çështje.

Madje për këtë, Sekretari Blinken është shprehur edhe në një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, pas pyetjes së një kongresmeni repulikan, tek i cili kishin lobuar pjesë të diasporës shqiptare në Nju Jork.

Blinken bëri të ditur se agjencitë e rëndësishme amerikane si FBI, CIA, apo edhe Dea kanë të dhëna të bollshme, dhe e adresoi kongresmenin republikan që të shikonte vetë nëse dëshironte.

Natyrisht që kongresmeni Zeldin as nuk u interesuar për këtë, madje as lobimi nga Berisha nuk është bërë kurrë që të sikojë dokumentet zyrtare. Pasi nëse do të kishte pajtuar një avokat në SHBA, do t’i kishte parë, apo së paku do të kishte marrë vesh se çfarë thuhet.

Megjithatë, thellë thellë, Sali Berisha e di mirë çfarë kanë ato dokumente. Por druhet që ta kruajë më shumë atë plagë.

Ndërkaq, në lidhje me fabulën që po e kthejnë në një barcaletë kur të vijë Trump, skenari është i tillë. Donald Trump ka caktuar si kandidat për sekretar Shteti, senatorin e Floridas Marco Rubio. Senator që është me një përvojë të gjatë në Kongresin amerikan, përkatësisht në Komisionin e Jashtëm. Që do të thotë se disponon certifikatën e sigurisë kombëtare, pra që ka akses tek agjencitë ku ka informacione të klasifikuara.

Rubio, sipas të gjitha gjasave ka marrë pjesë në dëgjesën e sekretarit Blinken për çëshjet e sanksioneve. Madje një pjesë e madhe e sanksioneve non grata sipas ligjit 7031 C, janë zyrtarë e ish-zyrtarë apo politikanë të Amerikës Latine, zonë që senatori Rubio e njeh shumë mirë. E siç po flitet ai është vënë në atë rol, pikërisht për të treguar prioritetin e administratës Trump ndaj kësaj pjese të botës.

Po si mundet që në një listë disa qindra në mos më shumë politikanësh nën sanksione, t’i hiqet Non Grata Sali Berishës? Me çfarë logjike. Kur siç dihet zyrtarisht ka një mori faktesh e dokumentesh ndaj doktorit.

Natyrisht që as hiqet, as nuk ka plan për tu hequr, pasi sado të ndryshojë politika e jashtme, nuk ka mundësi të rishikohet një vendim që është marrë në zbatimin e një ligji siç është 7031 C.

Nuk ka asnjë krahasim, nxjerrja nga lista e zezë për organizata të dhunshme në botë, të cilët në një fazë kthehem në organizma që pranojnë zgjedhjet dhe lojën demokratike. Në këtë rast nuk ka ndryshuar SHBA, por OÇP-ja palestineze për shembull apo muxhahidinët iranianë që nuk përkrahin më ardhjen në pushtet me luftë. Apo çështja e dhënies së vizës për një personazh politik, që më pas i është mohuar,. Këta gjykohen rast pas rasti, ndërsa sanksioni i Non Gratës është definitive dhe nuk ka pasur asnjë rast revokimi. Asnjë!

Ndaj dhe qeveria e SHBA foli për të dialoguar me demokratët, e jo me Sali Berishën. Dhe qëndrimi ishte i qartë, e siç tregojnë edhe sondazhet, Ambasada e SHBA në Tiranë është institucioni më i besueshëm për shqiptarët. E në sondazh nuk janë vetëm të majtët, por dhe opozitarët që e kanë këtë mendim. Sado Sali Berisha e Ilir Meta që nga 2016 i kanë demonizuar të gjithë diplomatët amerikanë, thjesht njerëzit besojnë më shumë diplomatët, e këtë SHBA e dijnë shumë mirë. Ndaj kanë folur.

Next Post
“Nga 1 janari çdo pensionist i Tiranës udhëton me abone të përgjithshme falas”; Veliaj: Aplikoni në njësitë përkatëse

“Nga 1 janari çdo pensionist i Tiranës udhëton me abone të përgjithshme falas”; Veliaj: Aplikoni në njësitë përkatëse

TË FUNDIT

“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
“Studentët janë liderët tanë në shesh”- 735 pedagogë apel Ramës, protestuesve dhe ambasadave për zgjidhje politike

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

November 4, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

November 4, 2026
Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In