• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arsyet pse reforma po i ‘këput’ një e nga një gjyqtarët dhe prokurorët

by Java News
17/08/2018 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i pasurisë është një ndër tre kriteret kyçe të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë. Megjithatë, ky kriter është testuar si më efikasi në praktikën e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke rrëzuar shumicën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga sistemi.

Një analizë e vendimeve të arsyetuara të KPK-së tregon megjithatë se vendimet e shkarkimit përmbajnë shkelje në të paktën dy prej pikave të nenit 61 të ligjit “për rivlerësimin kalimtar…”.

“Deklarimi i pamjaftueshëm” ka penalizuar të tetë gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vendimet e arsyetuara në faqen e vet zyrtare. Në shumicë, subjektet e vetingut janë ndëshkuar edhe për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”, ndërsa një numër më i vogël kanë rezultuar me pasuri sa dyfishi i asaj që mund të argumentonin ligjërisht.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vlerësime edhe për zyrtarët që i mbijetuan procesit. Për 3 nga 12 gjykatësit e prokurorët e konfirmuar, KPK ka dhënë vlerësim minimal të aftësive profesionale, në katër raste vlerësimi ka qenë maksimal, ndërsa në rastet e tjera subjekti është cilësuar “i pranueshëm” apo “i mjaftueshëm”.

Procesi i vetingut apo i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në vend filloi në muajin mars të këtij viti me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatë për institucionet e reja të drejtësisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas 48 seancash dëgjimore deri në fillim të gushtit janë shkarkuar 27 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë rikonfirmuar në detyrë 21 subjekte.

Megjithatë, një pjesë e mirë e vendimeve të shkarkimit janë apeluar nga gjykatësit dhe prokurorët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Po ashtu, edhe disa prej konfirmimeve nga KPK janë apeluar nga Komisioneri Publik edhe me këmbënguljen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përfshi këtu edhe konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Deri tani KPA ka marrë dy vendime në dhomë këshillimi pa i dërguar çështjet në seancë gjyqësore, duke i dhënë formë të prerë shkarkimit të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Apelit Durrës Besim Trezhnjeva.

Arsyet pas shkarkimeve

Procesi mbështetet në ndryshimet kushtetuese të verës së vitit 2016 dhe ligjit nr. 84/2016 për “Rivlerësimin kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëve”, i cili parashikon në nenin 61 se shkarkimi vendoset për pesë arsye që përfshijnë; deklarimin e më shumë se dyfishit të pasurisë që mund të justifikohet me të ardhura të ligjshme, kontaktet me krimin e organizuar apo kontaktet e papërshtatshme, deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, paaftësinë dhe në pikën e pestë “cënimin e besimit të publikut te drejtësia”.

BIRN gjeti pas një analize të vendimeve të zbardhura  se në të gjitha rastet kur është aplikuar shkarkimi, gjykatësit dhe prokurorët e shkarkuar kishin bërë të paktën deklarim të pamjaftueshëm “për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë”, sipas pikës 3  të nenit 61 të ligjit 84 për “Rivlerësimin kalimtar të gjykatësve dhe prokurorëve”.

Ndërkohë në tre raste në vendimet e zbardhura, KPK thotë se veç shkeljes së pikës tre, është provuar se ishte “cënuar besimi i publikut te drejtësia”. Këtu përfshiheshin anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, gjykatësi Besim Trezhnjeva  dhe prokurori Gentian Trenova.

Në 2 raste, përfshi ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe prokuroren Besa Nikëhasani,  shkarkimi është dhënë për mospërmbushje të pikës 3 dhe po ashtu pikës një të ligjit, ndërsa KPK ka arsyetuar se  pasuria e deklaruar prej tyre ishte më shumë se dyfishi i pasurisë që mund të justifikohej nga të ardhurat e ligjshme.

Në dy nga 7 shkarkimet, subjektet janë konsideruar shkelës të vetëm njërës prej 5 pikave. Sipas vendimeve të zbardhura anëtari i gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha dhe prokurori i Apelit Luan Kaloçi nuk kishin bërë “deklarim të mjaftueshëm” për kriterin e pasurisë.

Ndërkohë, në rastin e prokurorit Gentian Trenova, KPK thotë se shkarkimi është bërë bazuar në tre pika të ligjit për rivlerësimin. Trenova sipas treshes së KPK që shqyrtoi çështjen e tij, kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm, ka cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe është cilësuar i paaftë profesionalisht.

Nga monitorimi i seancave dëgjimore, BIRN gjeti se ashtu si në vendimet e zbardhura deri tani, pika tre e nenit 61 të ligjit të vetingut që përfshin “deklarimin të pamjaftueshëm” është dominuese edhe në shkarkimet e tjera për të cilat ende nuk ka një vendim të arsyetuar.

Megjithëse kryesisht vlerësimi për shkarkimet bazuar në këtë pikë është marrë mbi kriterin e pasurisë, në disa raste KPK ka gjetur edhe deklarim të pamjaftueshëm sa i përket figurës së gjykatësit, përfshi “fshehje” të dënimeve si në rastin e gjykatësit Admir Thanza apo mosdeklarim të të afërmve me probleme me ligjin si në rastin e gjykatësit Tom Ndreca.

Pika tjetër e ligjit ku KPK ka bazuar më së shumti shkarkimet është ajo që flet për “cënimin e besimit te drejtësia”. Në pjesën më të madhe të rasteve, në vendimet e zbardhura dhe po ashtu bazuar në seancat dëgjimore, Komisioni ka cilësuar “cënim besimi” përpjekjen e prokurorëve apo gjykatësve për të përfituar pasuri për shkak të statusit apo veprimeve fiktive me kreditë dhe tentativave për të përfituar lehtësime që nuk u takonin.

Vetëm në ratin e Xhoxhaj, KPK cilësoi cënim të besimit faktin që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte marrë pjesë në shqyrtimin e  një çështjeje, e cila më herët ishte gjykuar edhe nga babai i saj ish-gjyqtar në Apel.

Por ndërsa shkarkimet janë bërë kryesisht bazuar mbi kriterin e pasurisë dhe në pak raste mbi atë të pastërtisë së figurës, KPK ka dhënë deri tani vetëm një vendim ku shkarkimi motivohet edhe me mungesë të profesionalizmit.

Vlerësimi i profesionalizmit

Profesionalizmi sidoqoftë është shqyrtuar gjërësisht në rastet kur gjykatësit dhe prokurorët kanë marrë konfirmimin, ku shumica e “kaluesve” janë vlerësuar nga KPK me cilësimet “aftësi minimale, aftësi të mjaftueshme dhe aftësi të pranueshme”. Ndërkohë në një rast, relatori i cili bën edhe vlerësimin profesional është shprehur se “nuk kishte dyshim për aftësitë”.

Ligji për rivlerësimin ka parashikuar në fakt tre shkallë për kriterin e aftësisë profesionale: “I aftë, me mangësi dhe i papërshtatshëm”. Nga vendimet e zbardhura deri tani BIRN gjeti se në të gjitha rastet e konfirmimit në detyrë KPK i ka cilësuar gjykatësit apo prokurorët të aftë, duke aplikuar vetë pikën e parë të nenin 44 të ligjit për rivlerësimin dhe megjithëse ka shprehur rezerva në disa raste duke i cilësuar aftësitë minimale, nuk ka aplikuar deri tani të drejtën për të rekomadnuar program trajnimi pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në një nga këto raste, KPK gjeti siç thuhet në vendimin e zbardhur për gjyqtaren Alma Brati vendime të cilave u mungonte qartësia apo ishin shkruar me gabime drejtshkrimore. Me vlerësim minimal kaloi procesin edhe gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj, por në këtë rast KPK gjeti si problem vonesat në zbardhjen e vendimeve.

Ndërkohë me notën “pranueshëm” në aftësitë profesionale u vlerësua kryeprokurorja Arta Marku dhe prokurorja Anila Leka. Në vlerësimin profesional të Markut, KPK tha se gjeti “mangësi formale”, por nuk i cilësoi këto si “shkarkuese”.  Në disa raste të tjera, përfshi atë të Gjykatëses Kushtetuese Vitore Tushe KPK nuk ka bërë cilësim të veçantë të aftësive, por theksuar se subjekti arrinte “nivel të besueshëm”.

Më mirë në vlerësimin profesional kanë rezultuar kreu i gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe gjyqtarja Marçela Shehu. Të katërt sipas KPK-së kanë treguar profesionalizëm të lartë.

Megjithatë Dedja dhe Islamaj nuk e kanë mbyllur procesin, pasi vendimet për konfirmimin e tyre janë ankimuar tashmë nga Komisioneri Publik dhe pritet të shqyrtohen edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Neni 61/ Shkarkimi

Shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit jepet si masë disiplinore në këto raste:

  1. Kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
  2. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.
  3. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të neneve 39 dhe 33 të këtij ligji.
  4. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.
  5. Në rast se nga vlerësimi tërësor, në kuptim të nenit 4, pika 2, të këtij ligji, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.

BIRN / b.d

Next Post
RECETA / Spaghetti me kërpudha, rukola dhe pançetë

RECETA / Spaghetti me kërpudha, rukola dhe pançetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Agron Malaj e denoncoi për shpifje/ GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

January 15, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Nga Lezha në Fier dhe Lushnje/ Hapet gara për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

January 15, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

January 15, 2026
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Pagesë online për taksat e makinave/ DPSHTRR: Veprimet mund të kryhen nga çdo kartë bankare

January 15, 2026
“Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi”/ Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK

“Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi”/ Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK

January 15, 2026
Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

Kumbaro: Miratohet granti 11,2 miliardë lekë për Institucionet e Arsimit të Lartë! Kërkimi shkencor duhet t’i prijë tregut

January 15, 2026
‘Motivim e përqëndrim për fitore’/ Manaj: Ndaj Spanjës për të shkruar historinë, jemi të kënaqur me ecurinë

Merkatoja dimërore/ Rei Manaj “fluturon” drejt Kinës, kontratë 2-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon

January 15, 2026
Të dyshuarit e vrasjes së Martin Çeços u lanë të lirë nga Apeli, reagon babai i viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

Të dyshuarit e vrasjes së Martin Çeços u lanë të lirë nga Apeli, reagon babai i viktimës: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

January 15, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

January 15, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In