• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arsyet pse dekreti i Metës për planifikimin dhe zhvillimin e territorit duhej rrëzuar”

by Java News
12/09/2019 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjala e plotë në Parlament e deputetit Eljo Hysko/

I nderuar Kryetar I Kuvendit, të nderuar deputetë, të nderuar qytetarë
Më lejoni të theksoj që Rikthimi i ligjit NR.42/2019 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.107/2014, “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR” nga Presidenti i Republikes na jep edhe nje herë mundësinë që si deputetë të Parlamentit të diskutojmë mbi nevojat për përmirësime të këtij ligji. Argumentat e Presidentit sic e përmendi edhe parafolësja, Znj. Gjermeni nuk qëndrojnë për shkak se permirësimet në fjaleë nuk kanë për qëllim ndryshimin e thelbit të nenit 48.

Pavarësisht faktit të mesipërm, si parlamentarë na lind detyrimi për përmirësime te vazhdueshme në ligjet ekzistuese sa herë që te lindë nevoja ndryshime. Në rastin konkret, përmirësimet në fushën e planifikimin dhe zhvillimin te territorit janë të nevojshme edhe në kuadër të vijimësisë se implementimit të reformës administrative territoriale, që kujtojmë është një reformë e thellë e ndërmarrë nga qeveria vetëm 5 vjecarin e fundit.
Për të qenë transparent deri në fund me opinionin publik, më lejoni të identifikoj vetëm disa nga arsyet që na shtynë për te ndërhyrje në ligjin ekzistues:

1. Në rradhë të parë, ky ligj synon mirë rregullimin e kompetencave midis pushtetit qëndror dhe vendor dhe më specifikisht midis autoriteteve përkatëse. Duke mos lënë asnjë shkas për paqartësi midis tyre.
2. Saktësimin e afateve për miratimin e lejeve të ndërtimit në perputhje me rregulloren dhe sistemin e e – lejeve.

3. Saktësimin e terminilogjive për lejet e ndërtimit.

4. Saktësimi dhe mirë rregullimi janë në funksion të sigurisë juridike në raport me atë që kerkojmë, shtetin e së drejtës midis palëve.
5. Përshpejtimin e procedurave të kthimit të tokës nga truall në atë të ndërtimit duke I dhënë fund burokracive të shumta që këto procedura mbartin në ato zona ku është parashikuar planifikimi dhe ka leje zhvillimi të miratuara.

6. kjo ndërhyrje ndihmon në saktësimin tek lejet e ndërtimit në rastin e parcelave ku nuk ka një plan të detajuar vendor dhe të gjithë jemi të vetdijshem që në bashki si ajo që unë perfaqësoj, Kamza, se cfarë është bërë ndër vite në mungesë të këtyre ndërhyrjeve ligjore.

Në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor dua të ve në dukje nevojën e menjëhershme për hartimin e një plani vendor për Kamzën në menyrë që të nisi procesi i urbanizimit të kësaj bashkie, ku sot për shkak të keqadministrimit nga administrata e mëparshme e bashkisë Kamëz ne nuk kemi një hapësirë të vetme publike dinjitoze, nuk ka një hapsirë që mund të ngjajë me lulishten e jo më një park urban. Kamza mund të ishte trajtuar me më shumë dinjitet, vizion dhe mirësi pasi ka shumë njerëz të mirë e qytetarë të cilët nuk e merituan atë qeverisje vendore.

Kjo bashki me 146.000 banorë dhe moshën mesatare 27 vjec meriton që të ketë investime të shumta të cilat përmisojnë jetën dhe i japin dinjitet qytetarëve të saj. Mbi të gjitha duhet të sigurohemi që në planin e saj vendor, Bashkia Kamëz, të përfshijë qendra rinore, teknologjie, hapësira sportive, kulturore, hapësira për sipërmarrësit e rinj si dhe më shumë parqe e ambjente rekreacionale. Kamza sot është bashki por ende jo një qytet. Me këto investime dhe këtë rini ne mund ta kthejmë në një potencial të jashtëzakonshëm burimesh njerëzore dhe hapësirash biznesi.

Prandaj e përgëzoj këtë iniciativë, janë ligje si këto të cilat do të bëjnë të mundur që kryetarët e bashkive mos të japin një leje të ngjashme ndërtimi si ajo në zemër të liqenit, në atë që duhet të ishte parku I Paskuqanit në bashkinë Kamëz. Kjo ndodhi pak ditë përpara se qytetarët ta shkulnin nga zyra në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndaj për të vazhduar më tej edhe përmisimin dhe efikasitetin e ndërhyrjeve urbane në territor, për tu siguruar që kurrë me nuk kthehemi në kohën e ndërtimit pa kriter e pa asnjë plan si dhe për tu siguruar që asnjë kryetar bashkie e asnjë drejtues nuk e trajton më territorin me pakujdesi, pa vision dhe mbi të gjitha sikur sdo ketë një të nesërme ju ftoj të rrëzojmë këtë dekret dhe të vazhdojmë përpara.

Next Post
A e dini se mund të fitoni 27 mijë dollarë nëse jetoni në këtë zonë të Italisë

A e dini se mund të fitoni 27 mijë dollarë nëse jetoni në këtë zonë të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In