• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e përplasjes politike për plazhet

by S T
16/07/2024 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka disa ditë që deputetë, kolumnistë dhe mbështetës mediatikë të fraksionit berishjan të opozitës, kanë nisur një narracion, ku mbizotëron përfundimi: ”plazhet janë bosh”.

Kjo shikohet qartë në videot e shpërndara në faqet e deputeteve të Partisë Demokratike, reel-et e blogerëve antiqeveritarë, apo kolumnet që botohen në mediat pranë Berishës.

Duket e çuditshme ngritja e një kauze për çadrat e plazheve në këtë lloj mënyrë. Megjithëse, krejt normalisht qarqet opozitare, duke marrë frymën dhe vibrimet nga shqetësimet e publikut, mund të hapnin realisht të gjitha problemet që ekzistojnë në këtë lëmi të jetës, që më shumë po kthehet në ekonomi, për t’u bërë industri, siç është bërë prej vitesh në vende të afërta e të përafërta me ne si për shembull Mali i Zi apo Kroacia.

Mekanizmat opozitarë janë aty, që nga qëndrimet publike, interpelancat, investigimet në vend ngjarje për problemet që ekzistojnë në sektorin e turizmit. Që nga çmimet deri te shërbimet, që nga evazioni, e deri te siguria ushqimore. Që nga sjellja ndaj turistëve të huaj e deri te trajtimi i tyre.

Duke i dhënë publikut një material të freskët që mediat audiovizive dhe ato online nuk jua furizojnë dot për mungesë të kapaciteteve.

Apo edhe duke u marrë me aspektin social të pushimeve për qytetarët shqiptarë, të cilët që nga 1990 nuk i bëjnë dot nëse nuk kanë të ardhurat e mjaftueshme. Sepse sot nuk ka fletë kampi apo kabina plazhi që u jepen punëtorëve dhe nëpunësve me çmime në marzhin e të arsyeshëm.

Naracioni është viral dhe i bie fyellit në një vrimë: nuk ka turista, plazhet janë bosh!

Nga ana tjetër, mazhoranca, duke nisur nga Edi Rama, i janë kundërvënë këtij narracioni, duke mbështetur idenë se plazhet janë plot. Madje kolumnistë pranë mazhorancës akuzojnë opozitën se po nxijnë turizmin, e po mbajnë qëndrime antishqiptare. Një deputet pyeti kreun e SPAK në Parlament, se a ka informacion se në këtë mision kanë hyrë edhe agjentura të huaja. Se ç’punë ka SPAK me turizmin e agjenturat e huaja, askush se mori vesh.

Gjithsesi, ky sherr politik i nivelit të lartë, edhe pse nuk gjen sens në logjikën e tij, po mban thuajse gjithë korrikun si axhendë kryesore debati.

Arsyet, duket se gjejnë një lidhje, e këto lidhje vijnë nga viti i kaluar, kur të ardhurat e turizmit sollën një bum të vërtetë në të ardhurat publike, jo aq shumë sa në fuqinë blerëse, gjithsesi patën një korrektim edhe në të dhënat e punësimit.

Nëse vijmë në vitin e ardhshëm me thuajse të njëjtën performancë të të ardhurave publike, kur 2025 është një vit elektoral, atëherë opozita e shikon si problem të madh, pasi mazhoranca mund të ketë mundësi të hapë thesin sërish për rroga, pensione apo korrektime të ngjashme, e ndoshta edhe investime publike.

Edhe mund të ndodhë kjo, por opozita, uron e po mundohet që me një viraliet propagandistik ta pengojë sadopak përsëritjen e një performance të 2023. Po mirë çfarë i prish opozitës, nëse rriten të ardhurat nga turizmi? Kur i ka të gjitha mundësitë, që të bëjë betejë, madje për ”jetë a vdekje” edhe në Parlament edhe në rrugë, për të shtyrë një përdorim më ndryshe të të ardhurave publike?

I mbani mend vjet seancat për buxhetin e shtetit? Kuvendi u dogj sepse pritej dosja ”Partizani”, e askush nuk e çau kokën si do të ndahen të ardhurat, ku do të shkojnë shpenzimet, e si do të rriten rrogat e pensionet.

Ose, nëse në fund nuk ja del të imponojë propozimet e saj, të dalë në fushatë elektorale me një platformë krejt ndryshe e alternative për administrimin e këtyre të ardhurave. Që t’i bindë shqiptarët, se do t’i menaxhojë lekët e ardhura nga turizmi, më mirë, me ide më të reja, e më eficente.

Kështu ndodh në çdo vend. Në Malin e Zi fqinj, Milo Gjukanoviç, i cili qeverisi për mbi 25 vjet, turizmin e kishte kal beteje, e ishte mjaft i suksesshëm pasi e ktheu në industri.

Një nga opozitarët më të fortë të tij, Dritan Abazoviç, i cili më pas u bë kryeministër, e sfidoi pikërisht me ide që të nxisë rritjen edhe më të madhe të turizmit. Vetë Abazoviç mori mbështetjen dhe madje edhe u financua nga një lob i rëndësishëm i industrisë turistike. Kur u bë kryeministër, e bëri kalë beteje turizmin, duke publikuar të dhëna se ja ka dalë të rrisë të ardhurat, me anë të ideve të reja dhe investimeve. E këtë e bëri që nga Ulqini, e cila ishte një zonë margjinale për turizmin e madh të Malit të Zi, ku nisi investime të rëndësishme. E në fund arriti të fitojë edhe komunën, megjithëse është një parti e vogël si në rang kombëtar e aq më pak në rang lokal.

Po ku synon të dalë opozita me narracionin e çadrave bosh? Kur një pjesë e mirë e parlamentarëve të apo politikanëve të PD-së ose zotërojnë struktura turistike nga veriu në jug, ose lobojnë për to. Tek e vetmja logjikë që kanë zbatuar që nga 2013, ku e kanë ndarë vendin në dysh: ka një Shqipëri të sukseshshme sipas mazhorancës e një Shqipëri të mjerë që ka boshatisur vendin e ku nuk mund të jetohet sipas opozitës. Megjithëse të dyja palët, plazhin e bëjnë në 15 ditëshin e tangërllëkut në Dhërmi e Palasë, ku takohen së bashku në shezllone, në restorante luksoze apo club-e ku këndon Tajna.

Next Post
Kapen mbi 6 ton kokainë në Ekuador, ishin fshehur në…

Kapen mbi 6 ton kokainë në Ekuador, ishin fshehur në...

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In