• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyeja reale pse PD e ka kapur me Bajram Begajn!

by Ylli Pata
15/10/2025 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Kur Gazment Bardhi, prej kohësh u kap me Presidentin Bajram Begaj, u kap si një trill personal, si një inat ndoshta subjektiv i tij me kreun e shtetit. 

Por, zyrtarizimi i një akti të tillë politik siç ndodhi sot, pra ajo e kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës, u pa që nuk ishte një trill i Bardhit, apo në problem ndoshta paksa i brendshëm, meqë të dy janë nga krahina e Kavajës. 

Duke i hyrë kërkimit të një logjike, sërish është e vështirë, pasi duket se këtu kemi të bëjmë tëpkë me proverbin “s’kanë ç’i bëjnë gomarit, i bien samarit”. Ngaqë rivali politik i Partisë Demokratike, kundërshtari për tu mundur, sulmuar, akuzuar, e ndoshta vrarë politikisht është Edi Rama. 

Presidenti Begaj nuk është aktor në fushë, madje nuk ka hyrë asnjëherë në lojën mes palëve. Aq herë që e kanë kërkuar ta përfshijnë, ka qenë pa sens. Në fakt nuk është hera e parë që opozita, përkatësisht PD ndërron apo gabon shënjestrën. Me dashje apo pa dashje, kjo është tjetër mesele. Për tu kthyer në rastin që lidhet me ngjarjen, PD harxhoi që pas 2023 energji të pafund në luftë kundër Erion Veliajt, e sot çuditshëm shikojmë një sjellje ndryshe. Duket qartë se kemi të bëjmë me një zhgënjim, ose shtirje sikur janë zhgënjyer. Megjithatë, në thelb, ç’punë ka opozita me Bajram Begajn? 

Kur normalisht, së paku nuk kanë përse ta bëjnë armik, edhe sikur të jetë ajo çfarë thotë ajo apo njerëzit rreth saj se Presidenti është një ushtar i Edi Ramës. Në betejë, sulmohet gjenerali, komandanti, në mënyrë që të ketë kuptim fitorja apo disfata. 

Një betejë politike kundër Begajt, nuk ka sense dhe pse Presidenti nuk ha hyrë në lojë si Ilir Meta, kur hidhte poshtë dekretet e qeverisë, apo ç’dekretonte zgjedhjet që kishte dekretuar vetë.  Si dhe zhvillonte mitingje para Presidencës. Begaj nuk është lojtar politik për tu mundur, epse nuk drejton ndonjë parti politike. 

Por, duket se në këtë rast PD, përkatësisht Sali Berisha, mendon ndryshe. Ai po e konsideron Presidencën si një objektiv politik për tu sulmuar. Ajo që vjen natyrshëm si hipotezë në shkaqet e këtij sherri paksa si absurd, nuk është aspak “teza” se doktor Bajrami, ditën punon në Presidencë dhe natën në klinikë private. Një fantazmagori që duket vjen nga një mendje që ka abstinencë me bluzën e bardhë që sapo hyri në selinë e Presidencës. Por kjo më shumë se çështje kushtetuese është problem i shëndetit mental. Gjithsesi problemi ka lidhje dhe sa të duash me politikën. Afrimi në Presidencë, të disa prej eksponentëve të PD-së, duket se është konsideruar si një problem i madh nga shefi i Gazment Bardhit.

Në fakt selia e Presidencës së Bajram Begajt ka më shumë demokratë se ç’ka patur çdo seli e shtetit shqiptar e drejtuar nga eksponentë të PD-së. As Sali Berisha, Aleksandër, Meksi, Jozefina Topalli etj etj, nuk kanë pasur të punësuar kaq eksponentë të lartë politikë të PD-së. Që nga Ilir Rusmali, Klement Zguri, Ferdinand Xhaferraj, Arta Sakja, por edhe të tjerë emra që vijnë nga e djathte, punojnë si profesionistë të fushave të tyre në institucionin më të rëndësishëm të shtetit. Një fakt që teorikisht nuk duhet të ishte probem për PD-në, që së paku mund të kishte më thjeshtë urat apo kontaktet e komunikimit. Por fakt është se PD nuk komunikon me presidencën pikërisht për ekzistencën e demokratëve atje, Pasi Sali Berisha i konsideron tradhëtarë.

Ndaj po sulmohet Bajram Begaj, ngaqë po konsiderohet si mbështetësi i një grupi brenda të djathtës që nuk janë dakord me Sali Berishën. Ndoshta edhe ndonjë grupim apo parti e re në të ardhmen. Të jetë e vërtetë vallë? Do të ishte shumë spektakolare, fundja pse janë mbledhur kaq shumë demokratë në presidencë? Teoritë e konspiracionit dhe fantazia e shfrenuar që mund të prodhojë SHQUP, thjeshtë janë në fillimet e saj… 

 

Next Post
Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet! Si mund t’i jepni këshilla…

Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet! Si mund t’i jepni këshilla...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In