• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsimi profesional, kontrata pune nxënësve që në shkollë

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projektligj i ri i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, synon të transformojë shkollat profesionale, jo vetëm duke i kaluar ato në njësi autonome financiare, por edhe t’u  garantojë punën nxënësve që ndjekin këtë arsim. Ministri, Blendi Klosi, në një takim që pati dje me përfaqësues të biznesit dhe dhomave të tregtisë prezantoi projektin, i cili do të marrë formë përfundimtare pasi të marrë edhe konsultën e bizneseve. “Ligji i ri i arsimit profesional bën ligjore lidhjen mes arsimit profesional dhe biznesit. Sipas këtij ligji, nxënësit gjysmën e kohës së shkollës do e kalojnë pranë biznesit. Praktika në biznes është në interes të nxënësve dhe biznesit. Po ashtu, shkollat profesionale kalojnë në njësi autonome financiare. Kjo do të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

Qendrat e Formimit Profesional nuk do të zhvillojnë më kurse nëse nuk porositen nga biznesi. Të trajnuarit në qendrat tona të formimit profesional, do të jenë punonjësit e ardhshëm të bizneseve”, tha Klosi. Po ashtu, ai shprehu mbështetjen e tij ndaj ideve të biznesit dhe zhvillimin e tyre pranë qendrave të formimit. Ai ripërsëriti edhe njëherë se në shtator do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional. “Ne menduam ta bëjmë pikërisht tani këtë takim, pasi është i rëndësishëm për realizimin e ri të ligjit për Arsimin Profesional, i cili përpiqet të japë përgjigje të rëndësishme. I pari është tipari i shkollës. Do të kemi një shkollë të mirëfilltë apo qendër kualifikuese? A do të kemi një shkollë që ofron edukimin klasik apo edhe atë profesional që do të shërbejë gjatë gjithë jetës.

Dhe këtë ne duam ta ndajmë me ju, në konceptin e ligjit të ri, Arsimi Profesional është një shkollë që do të ofrojë studimin klasik 3-4 vjeçar por njëkohësisht edhe qendër kualifikimi, të cilat do të jenë edhe për të rriturit”, tha ai. Klosi kujtoi gjithashtu edhe përpjekjet që ministria që ai drejton ka bërë për të mbërritur deri te ky ligj, përmes aktiviteteve dhe panaireve të punës. “Kemi bërë dy aktivitete të rëndësishme, panairin e punës ku pati shumë kompani dhe kërkesa për profesionistë dhe në të cilin zhvilluam diskutime të mëdha për cilësinë e profesionistët. Gjithashtu, dhe panairin ose olimpiadën e aftësisë, e cila vërtetoi edhe njëherë nevojën që në të gjithë vendin ka dëshirë të madhe për arsim profesional, por edhe nevojë për rritje cilësie”, tha ministri. Ndërkaq, përfaqësuesit e biznesit vunë në dukje interesin e lartë për nxënës të kualifikuar, ndërkohë që thanë se duhet të rritet cilësia e shkollave.

ma.me

Next Post

Ish e fejuara e Balotellit provokon me të pasmet bombastike (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In