• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Arsimi i Lartë”, Nishani: Reforma të jetë sipas ligjit! Nikolla: Takim konstruktiv

by Java News
31/07/2015 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, e cila shoqërohej edhe nga Zëvendësministri Arbjan Mazniku, ku u diskutua Ligji për Arsimin e Lartë.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi si shumë pozitiv vullnetin dhe angazhimin e qeverisë në ndërmarrjen e reformës në Arsimin e Lartë duke u shprehur se: “Reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.”

Presidenti Nishani dhe Ministrja Nikolla së bashku me Zëvendësministrin Mazniku diskutuan gjerësisht për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për edukimin sa më cilësor të brezave të rinj dhe me një ndikim të madh në të ardhmen e vendit.

Presidenti Nishani dhe pjesëmarrësit në takim shkëmbyen gjithashtu mendime dhe pikëpamje lidhur me vlefshmërinë ligjore dhe kushtetuese të këtij ligji, me të mirën publike dhe mbrojtjen e përfaqësimin sa më të mirë e gjithëpërfshirës të interesave të studentëve, profesorëve dhe pedagogëve shqiptarë.

Nga ana e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e vlerësoi ‘të shëndetshëm dhe konstruktiv’ takimin me Presidentin Bujar Nishani paraditen e sotme në Presidencë, ku ne fokus ishte ligji ‘per arsimin e larte’ .

“Siguruam Presidentin se ligji sjell përmirësime për studentët dhe pedagogët. Po ashtu, në përputhje me Kushtetutën ai i garanton çdo studenti që të ndjekë institucionet e arsimit të lartë sipas meritës”, tha Nikolla pas takimit, që zgjati rreth dy orë.

Ajo pohoi se takimi me Kreun e shtetit u karakterizua ‘nga debati i qetë, konstruktiv dhe i shëndetshëm, si pjesë e besimit të një institucioni të rëndësishëm, siç është ai Presidentit të Republikës”.

presidenti-nishani-ministrja-nikolla-2

Ligji “Për arsimin e lartë”, Nishani takon ministren Nikolla

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka pritur paraditen e sotme në Presidencë ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Në fokus të takimit mes Kreut të shtetit dhe ministres ishte reforma në arsimin e lartë, e kontestuar nga opozita dhe qarqet universitare.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe i parapriu pak ditë më parë një tjetër takim konsultues mes presidentit Nishani dhe një përfaqësie akademikesh dhe profesoresh, të cilët parashtruan qëndrimet e tyre rreth ligjit “Për arsimin e larte”, i miratuar më 20 korrik në parlament në një seancë të posaçme. Vetë ministrja tha pas takimit, se kishte pasur një shkëmbim pikëpamjesh “të shëndetshme” me Presidentin.

Next Post

Batmani Ben Affleck

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

April 15, 2026
Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

Plani “B” nëse Donald Trump tërhiqet, hidhet ideja e një NATO-je europiane

April 15, 2026
Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

Vuçiç: Ushtria serbe duhet të krijojë njësi me dronë sulmues, pres të shpërthejë këtë vit

April 15, 2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In