Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mohuar raportimet se është i interesuar për transferimin e portierit të Manchester Cityt, Joe Hart.
29-vjeçari është i huazuar te Torino pasi ishte lënë jashtë ekipit të parë nga Pep Guardiola verën e vitit të kaluar dhe pritet që gardiani anglez të shitet në afatin kalimtar të verës së këtij viti.
Kjo ka alarmuar ekipet e Premier Ligës, me Liverpoolin, Chelsean, West Hamin dhe Arsenalin që thuhet se kanë shprehur interesim për të.
I pyetur nëse është i interesuar për Hartin, Wenger në konferencën për media ka thënë: “Jo. Ne kemi tre portierë të klasit botëror dhe jam i lumtur me ata”, përgatiti Express. (b.an)










