• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsenali i armëve në Zveçan, Petkoviç akuzon Kosovën: I ‘mbollën’ vetë

by A R
24/06/2023 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura në aksionin në veri të Kosovës, më 23 qershor.

Në një konferencë për media, Petkoviç ka thënë se armët, të cilat Policia e Kosovës i ka gjetur në afërsi të Komunës së Zveçanit, janë konfiskuar më herët në aksionet për çarmatimin e qytetarëve në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë më 23 qershor se “është parandaluar një sulm terrorist”, falë angazhimit intensiv të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, rreth 100 metra nga komuna e Zveçanit është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, e cila ka pasur sasi të mëdha armësh, mjete shpërthyese dhe municione.

Ai i ka publikuar edhe disa fotografi të armëve në rrjetin social, Facebook.

“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia, përmes grupeve dhe organizatave të tilla, synon të destabilizojë vendin tonë”, ka thënë mes tjerash Sveçla.

Sipas Petkoviçit, autoritetet serbe i kanë njoftuar shërbimet e huaja më 20 qershor – pa përmendur saktësisht cilat – se Kosova po përgatit operacione të reja për arrestimin e serbëve në veri.

“Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës po transportojnë armë dhe municione ilegale, të cilat në periudhën paraprake ua kanë konfiskuar shtetasve të nacionalitetit serb dhe shqiptar, nga të gjitha nënstacionet e Policisë së Kosovës. Qëllimi i tyre është që t’i përdorin armët e përmendura për arrestime të reja të serbëve ose t’i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t’i gjejnë dhe akuzojnë serbët”, ka thënë Petkoviç.

Petkoviq ka thënë, po ashtu, se makinës, në të cilën janë gjetur armët, i ka skaduar targa më 2020.

Ai ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të deklarohet për këtë çështje në 24 orët e ardhshme.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit./REL/

Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës dhe të Serbisë që të marrin urgjentisht masa për uljen e tensioneve.

/a.r

Next Post
FOTO/ DPSHTRR ‘skanon’ autoshkollat e Tiranës, pezullohen 13 prej tyre. Për tre kërkohet heqja e licencës

FOTO/ DPSHTRR 'skanon' autoshkollat e Tiranës, pezullohen 13 prej tyre. Për tre kërkohet heqja e licencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In