• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arsenali i armëve në Durrës i grupit që rrëmbeu Çollakun dhe Stafukën?

by A R
30/05/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i një arsenali armësh në një banesë të braktisur mund të çojë në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale, që kanë ndodhur vitet e fundit në Durrës.

Bëhet fjalë për snajper e silenciatorë, automatikë, pistoletë, si dhe veshje e fenelina të Policisë. Pikërisht nisur nga uniformat e Policisë, ka dyshime se personat që kanë fshehur armët në apartamentin pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, mund të kenë realizuar rrëmbimin në qendër të Durrësit dhe më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut.

Po me uniformë Policie ishin të veshur personat që rrëmbyen Enver Stafukën në Fushë-Krujë. Nisur nga ky fakt, grupi hetimor dyshon se mund të kemi të bëjmë me një grup kriminal mjaft të rrezikshëm, duke mos e përjashtuar një lidhje të mundshme të këtij arsenali të zbuluar me dy ngjarjet e mësipërme.

Arsenali i armëve u gjet në apartamentin e 56-vjeçarit Xhevahir Lushka, me orgjinë nga Fieri. Pas sekuestrimit, Policia e Durrësit i ka dërguar në laboratorin e Kriminalistikës për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale të pazbardhur.

Policia dyshon se arsenali i armëve, mes të cilave edhe katër silenciatorë, krehra me fishekë, fenelina, mjete dhe veshje Policie e kapuça, si dhe sasi e vogël e lëndës narkotike e dyshuar marijuanë, i përket një grupi të strukturuar kriminal, në Durrës e më gjerë. Ekspertët kriminalistë kanë marrë edhe shenjat e gishtërinjve dhe prova të tjera në vendin ku zbuluan armatimin, me qëllim për të identifikuar poseduesin e tyre.

Mësohet se apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xhevair Lushka, 56 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, banesën, që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës, vite më parë ai e përdorte gjatë periudhës së verës.

Por prej disa kohësh, banorët nuk kishin pikasur asnjë person të futej dhe të dilte nga apartamenti. Hetuesit e Policisë dyshojnë se apartamenti përdorej nga persona me precedentë kriminalë, të cilët e kishin kthyer në strehën e tyre, duke fshehur edhe armatimet dhe uniformat e Policisë, që dyshohet t’i kenë përdorur në aktivitetin e tyre kriminal.

“Personi që kishte në posedim apartamentin, është shpallur në kërkim, por kemi mësuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe ka emigruar në SHBA. Dyshojmë që ky apartament, në dijeni ose jo të poseduesit, përdorej nga një grup i strukturuar kriminal. Tani, Xhevahir Lushka (pronari) ia ka lënë ndonjë të afërmi apo të njohuri çelësat e apartamentit apo personat ende të panjohur kanë pikasur që ai ndodhej në SHBA dhe kanë hyrë në këto ambiente pa dijeninë e tij, këtë nuk e dimë.

Por, duke marr parasysh faktin se janë gjetur armë, të cilat i disponojnë vetëm grupe kriminale, dyshojmë se kemi të bëjmë me një bandë kriminale që vepron në Durrës e më gjerë”, thanë burime nga grupi hetimor për gazetën, duke shtuar:

“Në rrethin e Durrësit janë disa ngjarjet që kanë ndodhur nga persona të maskuar me uniforma Policie, siç është rrëmbimi dhe më pas ekzekutimi i Gazmend Çollakut, rrëmbimi i Enver Stafukës në Fushë- Krujë, grabitja e dy automjeteve në autostradë, si dhe grabitja e një kambisti në qendër të Durrësit. Ngjarje, të cilat mbeten ende pa autorë. Ne dyshojmë se këto armë dhe uniforma Policie janë përdorur në këto ngjarje. Por, megjithatë, hetimet do t’i vërtetojnë këto dyshime”, bëjnë të ditur burime pranë Policisë Durrës./a.m.

Next Post
Guardiola: City nuk e synon më Iscon

Guardiola: City nuk e synon më Iscon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In