• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

ARRSH rihap procedurat e tenderimit për bypass-et e Fierit e Vlorës

by A R
20/09/2017 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç ishte paralajmëruar më herët nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur dje procedurat e tenderimit për dy nyjet nevralgjike, Bypass-in e Fierit dhe atë të Vlorës.

Lënia në mes e punimeve nga kompania italiane, vuri në udhëkryq Qeverinë. ARRSh njoftoi dje çeljen e tenderit, duke dhënë detaje mbi projektet, ecurinë e tyre dhe hapat që duhet të ndjekin të interesuarit.

BYPASS-I I VLORËS

Projekti për bypass-in e Vlorës mori jetë në prill të 2015 dhe parashikohej që të përfundonte pas 30 muajsh, që do të thotë se do të finalizohej në muajin tetor. Por deri më sot, është realizuar vetëm 12% e projektit dhe me keq akoma, kompania italiane e kontraktuar u ka dhënë duart punimeve duke mos i shkuar deri në fund.

Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur edhe një herë tjetër procedurat e tenderimit. Bypassi i Vlorës ka një gjatësi 29 km dhe përgjatë kësaj periudhe janë asfaltuar vetëm 3.5 km rrugë. Për pjesën e mbetur, të lënë “peshqesh” nga kompania italiane, duhen pritur edhe 27 muaj të tjerë. Sipas njoftimit të ARRSh-së, firma që do të shpallet fituese, do të ktë eafat deri në 2020 për përfundimin e punimeve në këtë segment.

BYPASS-I FIERIT

Ndërprerja e punimeve dhe prishja e kontratës me kompaninë “Serenissima” nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Nga 2015, kur fitoi tenderin e deri në 2017, kompania në fjalë dha sinjale se po shkelte “me të dyja këmbët” kushtet për të cilat ishte dakordësuar. Ritmi i ulët i punimeve, por edhe protestat e para një viti të punë- torëve, të cilët ankoheshin se kishin 7 muaj pa u paguar, duhet të shërbenin si kambanë alarmi.

Në Bypass-in e Fierit janë arritur, që në harkun e 24 muajve, të përfundojnë punimet në 55% të rrugës, çka do të thotë, se deri më tani janë asfaltuar 12 km nga 22 km, që është gjatë- sia e këtij segmenti. “Rruga nis 60 kilometra larg Portit të Durrësit duke vazhduar në Mbrostar, duke kaluar Fierin dhe pak kilometra në bregdet duke përfunduar në Jug të Levanit”. Kompania e re që do të kontraktohet do të ketë 15 muaj afat për të përfunduar punimet.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, procedurat e tenderimit do të jenë të hapura deri më 25 tetor. Subjektet e interesuara, të cilat do të regjistrohen në këtë garë do të duhet të paguajnë një tarifë fikse prej 100 euro. Ndërkohë që fatura fillestare për finalizimin e dy projekteve, të cilët do t’i japin “frymëmarrje’ trafikut të rënduar që mbizotëron në këtë pjesë të vendit, është lakuar rreth 100 milionë euro.

Por pezullimi i punës dhe zgjatja e tyre edhe disa muaj të tjerë, është një lajm i keq për banorët dhe udhëtarët, të cilët do të vazhdojnë të përballen me radhë të gjata dhe vonesa për të mbërritur në destinacion./Panorama/a.m.

Next Post
VIDEO tronditëse/ Macja misterioze shfaqet papritur mbi varrin e një personi dhe…

VIDEO tronditëse/ Macja misterioze shfaqet papritur mbi varrin e një personi dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In