• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ARRSH i përgjigjet Bashës: Projekti i Unazës, vazhdim i atij që fillove ti

by A R
15/11/2018 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas akuzave të Lulzim Bashës, se projekti i Unazës së re është i paligjshëm, vjen edhe reagimi nga ARRSH.

Autoriteti në fjalë shprehet se projekti është në rakordim me Bashkinë Tirane dhe se ai ka filluar që kur institucioni në fjalë drejtohej nga Basha.

Ja deklarata e plotë:

Duke marrë shkas nga deklarimet publike të bëra një ditë më parë nga z.Lulzim Basha, Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron median dhe opinionin publik sa vijon:

Unaza e Madhe e Tiranës është konceptuar që në fillimet e saj si Autostradë – rrugë kategoria A. Inicimi i këtij projekti për realizimin e Unazës së Madhe, si projekt-ide daton që në kohën e qeverisë së A. Çarçanit dhe realizimi daton që në vitin 1996. Pikërisht, në segmentin rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, me një projekt të hartuar në atë kohë nga ISPN2 (Instituti i Studim Projektim Ndërtim 2, ku profili tërthor i parashikuar ka qenë 58 m), për arsye financimi dhe të tjera në atë kohë nuk u realizua në zbatim. Projekti i hartuar nga ISPN2 parashikon të gjitha detajet që ka projekti aktual për zbatim (tashmë i azhornuar). Vlen të citohet fakti se profili tërthor i projektit aktual është 53.8 m. Segmentet e tjera të përfunduara së ndërtuari në zona urbane janë po të njëjta në kategori A urbane me atë të segmentit Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Doganës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si organ më i specializuar dhe që ka financuar e menaxhuar projektet dhe ndërtimet e segmenteve të tjera të kësaj Unaze, është vënë në lëvizje për këtë projekt nga kërkesa e Bashkisë Tiranë me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018. Kështu, ARRSh-ja sot (apo ish-DPRR-ja) ka ndjekur të njëjtën praktikë siç u ndoq në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Kryetari aktual i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

ARRSH-ja do të vazhdojë të jetë konsekuente në hartimin e projekteve sipas kushteve teknike, duke realizuar zgjidhje afatgjata në drejtim të zhvillimit.

Më poshtë sqarojmë në lidhje me rrugën proceduriale të ndjekur për ndërtimin e segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

 

– Hapat ligjorë për hartimin e projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi i pallatit me Shigjeta – rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja Doganë”.

Procedura për hartimin e projektit, nga ana e ARRSH-së është realizuar duke ndjekur hapat si më poshtë:

  1. Me shkresën nr. 3792 prot dt. 25.01.2018 – Bashkia Tiranë i drejtohet ARRSH-së mbi mundësimin e hartimit të projektit për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i Shkollës Teknologjike – Rrethrrotullimi – Doganës, si pjesë e Unazës 5 (Unaza e Madhe e Tiranës)”.
  2. Me shkresën nr. 3288/8 dt. 23.08.2013, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka planifikuar buxhetimin për financim implementimin e projektit për lotet 1, 2 dhe 3.
  3. Në kuadër të plotësimit të detyrave të saj, me Urdhrin nr. 51 dt. 13.04.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm u ngrit grupi i punës për hartimin e detyrës së projektimit, për këtë projekt.
  4. Me Vendimin e Këshillit Teknik të ARRSH-së nr. 15. dt. 20.04.2018 u miratuan Termat e Referencës (detyra e projektimit) me nr. 3287/1 prot dt, 20.05.2018, të hartuar nga ky grup.
  5. Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë “Ftesë për bashkëpunim”, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.
  6. Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 – këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente “AVE consulting” sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.
  7. Për bashkëpunimin është lidhur Kontrata e Sponsorizimit  me nr. Prot 3625/2 dt. 25.05.2018 e cila ka dorëzuar dhe projekt idenë për këtë projekt.
  8. Sipas legjislacionit, para miratimit të kësaj faze të projekt-idesë janë bërë konsultime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë të përfaqësuar nga Nënkryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Punëve Publike. Më pas, në zbatim të legjislacionit për ndërtimit në fuqi, është dërguar pranë Institutit të Ndërtimit për oponencën teknike të kësaj faze.
  9. Pas realizimit të Oponencës Teknike nga Instituti i Ndërtimit, për këtë fazë është diskutuar e miratuar në Këshillin Teknik të ARRSH-së faza e projekt idesë ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit të Bashkisë.
  10.  Projekti vazhdon me fazën e dytë, me përgatitjen e draft projekt-zbatimit, i cili është dorëzuar në ARRSH me shkresën nr. 3625/ 4  prot  dt. 17.07.2018.
  11.  Oponenca teknike për këtë fazë është realizuar nga Instituti i Ndërtimit me shkresën nr. 6393/3 prot dt. 27.07.2018.
  12.  Drafti përfundimtar me plotësimet përkatëse është dërguar në dt. 28.08.2018.
  13.  Faza e projekt-zbatimit ka kaluar për diskutim në Këshillin Teknik të ARRSH-së, ku të pranishëm përsëri kanë qenë përfaqësuesit e bashkisë – Drejtori i Punëve Publike, dhe ka marrë miratimin me Vendimin nr. 56 dt. 04.09.2018.
  14.  Më pas, në plotësim të procedurave ligjore dhe detyrave funksionale, ky projekt ka kaluar në procedurë ligjore të tenderimit për ndërtim e mbikëqyrje.

Nënvizojmë se ky projekt është konform Standardeve të projektimit të miratuar në vitin 2015. Kategoria A Urbane, pikërisht është vazhdim dhe unifikim i projektit “Komuna Parisit – Shkolla Teknologjike) – Rruga e Kavajës (pallati me shigjeta) të hartuar dhuratë për VETË – Bashkinë e Tiranës e të miratuar me Vendimin nr.9 dt. 27.04.2012 e cila është kategoria A urbane.

Gjithashtu Unaza e Madhe e Tiranës duke filluar nga Komuna e Parisit – Sauk – Teg – Shkozë  e deri te Dogana (projekti Doganë – Bregu i Lumit ) është ideuar që nga viti 2009 dhe miratuar në vitet 2010-2011-2012 si unazë e kategorisë A Urbane, dmth. që sipas kushteve teknike të projektimit është Kategoria Autostradë Urbane A.

Konkretisht segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës janë si më poshtë:

  1. Unaza e Madhe e Tiranës, seg. Shkolla Teknologjike – Komuna e Parisit dhe Disniveli i kryqëzimit me rrugën e Kavajës, me një gjatësi rreth 2.2 km e hartuar dhuratë për Bashkinë Tiranë e me pas miratuar po nga ajo me Vendimin e Këshillit Teknik nr. 9 dt. 27.04.2012, ku seksioni tërthor i saj me gjerësi 58 m është e kategorisë A urbane.
  2. Unaza e Madhe e Tiranës, segmenti Komuna Parisit – rruga e re Tiranë-Elbasan (nga kopshti botanik – mbikalimi Sauk) me gjatësi 3.2 km, është hartuar e miratuar vetëm projekt zbatim nga ARRSH-ja në vitin 2010 dhe zbatuar gjatë viteve 2011-2015.
  3. Unaza e re Tiranë-Mullet (mbikalimi Sauk – Rrethrrotullimi TEG),  për një gjatësi 2.8 km është e kategorisë autostradë A1sipas KTP të 2001, e ideuar në vitin 2009 dhe e miratuar projekt zbatim në vitin 2010 me Vendimin e K. Teknik të ARRSH-së të dt. 26.05.2010. Ndërtimi filloi në vitin 2011 dhe ka përfunduar në vitin 2013.
  4. Unaza e Madhe e Tiranës  (Kthesa – Sauk – Deri në afërsi Kthesa Kamëz. Duke përfshirë edhe segmentin Doganë – Bregu i Lumit) me një gjatësi rreth 10.2 km është ideuar me seksion tërthor të kategorisë A urbane,  në vitin 2012 sipas Vendimit të Këshillit Teknik të DPRR-së dt. 13.04.2012, miratuar projekt zbatim në vitin 2013 me VKT e datës 20.02.2013.

Këtij projekti i është shtuar edhe projekt zbatimi i hartuar e i miratuar po nga Bashkia Tiranë në vitin 2013, “Sistemimi i lumit të Lanës dhe rrugët paralele në të dyja anët, nga ura e shkozës deri te materniteti i ri i Tiranës, me një gjatësi rreth 1.6 km,  ku seksioni tërthor i saj është po i kategorisë A urbane.

Nga ky projekt ka mbaruar së ndërtuari loti 1 dhe po ndërtohen lotet 2 dhe 3, dhe segmenti nga Materniteti i ri – Shkozë. Janë pa u ndërtuar akoma edhe tre lote nga Ura e Shkozës deri në Babrru (lumi i Tiranës).

Në përfundim, ARRSH-ja është e bindur mbi domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë unazës sepse në situatën e sotme të zhvillimit të rrjetit rrugor në Shqipëri, do të shërbejë si lidhje me akset nacionale të rrjetit rrugor duke lidhur pjesën veriore të Shqipërisë me pjesën juglindore.  Ndërtimi i saj do të krijojë avantazhe të pakrahasueshme si për trafikun në qytetin e Tiranës por edhe lidhjen me pjesët e tjera të vendit.

Next Post
3 çiftet e horoskopit që e duan shumë njëri-tjetrin, por nuk përfundojnë bashkë

Si i përballojnë sfidat shenjat horoskopit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

December 29, 2025
Do të punojnë 4 orë më shumë në ditë, Qeveria miraton vendimin për pagesat e policëve, si do të kompensohen efektivët

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

December 29, 2025
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

December 29, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

VIDEO-U dhunua barbarisht, flet gazetari Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë! Më thanë: Kush je ti që do të… 

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com