• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ARRSH i përgjigjet Bardhit: Konsultohu me Bashën për “Unazën e Madhe”

by A R
29/11/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave të këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi se projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Nëpërmjet një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkon z.Bardhi të konsultohet me Kryetarin e tij Lulzim Basha përpara se të dalë në një komunikim të tillë me median.

“Nëse do kishte pyetur Kryetarin e vet, z.Bardhi do ta kishte mësuar se në rastin e rehabilitimit të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore që ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për segmentet e tjera të unazës në kohën kur z.Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transportit apo Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Z.Bardhi do ta kishte mësuar se edhe studimet e fizibilitetit për veprat publike nuk bëhen për çdo segment që zbatohet por bëhen në fillim për të gjithë objektin. Rrjedhimisht, ai do duhet ta kishte pyetur z.Basha nëse kur ka filluar zbatimi i investimit për segmentet e mëparshme të Unazës, a është kryer një studim fizibiliteti?

Nëse z.Bardhi do kishte ndjekur komunikimet e mëparshme publike të Autoritetit Rrugor Shqiptar do kishte patur rastin të njihet me faktin se e gjithë procedura e ndjekur për rehabilitimin e segmentit “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja” është në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore dhe ka marrë të gjitha lejet përkatëse.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në ligj mes të cilave:

1. Vendimi Nr.209, datë 25/09/2018 nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë bazuar në ligjin Nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

2. Leja e Mjedisit me Vendimin Nr.53 për VNM Paraprak, Nr.3718 Prot., datë 12/11/2018 të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

3. Vendimi Nr.462 datë 13/11/2018 të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, bazuar në ligjin nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

4. Leja e Zhvillimit me vendim Nr.01, datë 20/11/2018 të lëshuar nga KKT, Këshilli Kombëtar i Territorit, bazuar në ligjin Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar dhe në Vendimin Nr.408, datë 13.05.2015.

Nëse do kishte pyetur Kryetarin Basha, z.Bardhi do kishte mësuar se një tjetër vepër si mbikalimi i Kamzës, i ndërtuar në kohën kur PD qeveriste vendin ka filluar punimet pa asnjë leje mjedisore dhe as ndërtimi. Fillimi i punimeve për këtë vepër ishte 22 Qershori 2007 por qeveria e partisë së z.Bardhi ka lëshuar Lejen Mjedisore vetëm në 1 muaj para përfundimit të punimeve, në 05.05.2008.

Referuar projektit të dhuruar, sërish z.Bardhi nëse do konsultohej me z.Basha do kuptonte se ky i fundit ka ndërtuar segmentin “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike” me të njëjtën praktikë, me një projekt po të dhuruar nga një kompani private.

Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë “Ftesë për bashkëpunim”, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.

Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 – këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente “AVE consulting” sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.

Siç parashikohet qartësisht në dokumente, e gjithë procedura dhe administrimi i projektit nga studio në fjalë është në përputhje me përcaktimet ligjore.

Në vëmendjen e z.Bardhi fakti që segmenti “Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike”, është ndërtuar pikërisht bazuar mbi një projekt të dhuruar nga studio “Sphaera sh.p.k” për Bashkinë e Tiranës në kohën kur ky institucion drejtohej prej vet Bashës. Bashkëlidhur gjeni dy shkresa që studio “Sphaera” sh.p.k. i dërgon Bashkisë së Tiranës projektin dhuratë. Këtë projekt, Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha e ka miratuar në Këshillin Teknik të vet këtij institucioni i cili në fakt nuk ka as përgatitjen teknike për vepra të tilla infrastrukturore.

I njëjti rast tanimë ndodh me segmentin “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja”, ku bëhet një ofertë dhe projekti vjen si dhuratë e studios “AVE consulting” sh.p.k. Ky projekt, ndryshe nga koha e Bashës, shqyrtohet dhe miratohet pasi kalon filtrin profesional të Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Fondi i shpronësimit nuk parashikohet në projekt-preventivin e objektit por del pas kryerjes së vlerësimeve përmes një VKM-je të veçantë. Punimet civile janë të matshme dhe çertifikohen gjatë e në përfundim të tyre nga inxhinieri (supervizori)”, thuhet në deklaratë.

/b.d

Next Post
Prokurorët zbarkojnë te banka gjermane, dyshime për pastrim parash

Prokurorët zbarkojnë te banka gjermane, dyshime për pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In