• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

by A. Q
12/10/2026 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për përjashtimin me 60 ditë të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo akuzon mazhorancën për standard të dyfishtë në zbatimin e rregullave parlamentare.

Sipas saj, etika parlamentare po përdoret si instrument ndëshkimi politik dhe përjashtimet pengojnë përfaqësimin e qytetarëve dhe kontrollin ndaj qeverisë.

Tabaku thekson se arroganca e kësaj mazhorance duhet ndëshkuar me votë, për t’i kthyer Parlamentit dinjitetin, debatit lirinë dhe qytetarëve një institucion që u shërben atyre, jo pushtetit dhe ligjeve me porosi.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Shqipëria ka nevojë për një Parlament ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë. Sot, fatkeqësisht, ka një shumicë që i përdor ato sipas interesit: si mburojë për veten dhe si kamzhik ndaj opozitës.

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu janë ndëshkuar me nga 60 ditë përjashtim. Ndërkohë, shkeljet e deputetëve të mazhorancës janë toleruar. Ky standard i dyfishtë e ka kthyer etikën parlamentare në instrument ndëshkimi politik.

Është i njëjti Parlament që sajoi procedura për të mbrojtur mandatin e ish-zëvendëskryeministres dhe që sot përdor çdo mjet për të goditur opozitën. Kur pushteti kërkon mbrojtje, rregullat përkulen. Kur opozita kërkon llogari, ndëshkimet rëndohen.

Arroganca e një qeverie të korruptuar, të kapur me duart në xhepat e shqiptarëve, ka gjetur strehë edhe në shtëpinë ku duhet të dëgjohet zëri i tyre. Parlamenti është kthyer në një hapësirë ku debati pengohet, qytetarët shpërfillen dhe kërkesës për llogaridhënie i përgjigjen me kërcënime e përjashtime.

Ndëshkimi i kolegëve është një tjetër shembull i turpshëm i këtij degradimi. Përjashtimi i deputetëve pengon përfaqësimin e qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe dobëson kontrollin parlamentar mbi qeverinë.

Kjo arrogancë duhet ndëshkuar me votë. Largimi i kësaj shumice socialiste është rruga për t’i kthyer Parlamentit dinjitetin, debatit lirinë dhe qytetarëve një institucion që u shërben atyre, jo pushtetit dhe ligjeve me porosi”.

Next Post
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

Ambasadori i SHBA në SPAK, çfarë ‘zbuloi’ Berisha që doli nga shinat?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com