• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antikorrupsioni për konsultim publik, Xhafaj: Reformë shtetndërtuese, 140 nene për ndryshim

by A R
28/10/2024 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat ku mbahet avancimi i Shqipërisë drejt rrugës në BE dhe së shpejti publiku do të njihet me arritjet e deritanishme.

Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj, tha të hënën se rezoluta e miratuar nga Kuvendi më 27 maj ka pasur ndikim të padiskutueshëm në vend.

Rezoluta adresoi tri prioritete, shtoi z. Xhafaj, që kishin si objektiv konsolidimin e demokracisë, rritjen e besimit qytetar dhe përshpejtimin e negociatave me BE.

“Mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. Përkundër çdo kritike që s’ka munguar këto kohë dhe çdo kritizeri që ka folur edhe gjëra të paqena, ne jemi të bindur se është puna që ngelet e flet më shumë se çdo gjë.

Ne jemi në fazën e parë të hartimit të dokumentit analitik. Kemi një draft të parë në të tria fushat, duke u bazuar në vlerësimet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e ndryshme të Bashkimit Europian, si edhe një sërë raportesh e dokumentesh zyrtare vendase dhe ndërkombëtare,” sqaroi z. Xhafaj.

Përmbledhjet e rreth 70 ekspertëve për këto tri fusha do të jenë të hapura për konsultim publik brenda pak javëve. Ato do të kalojnë në tri faza: analiza, plani i veprimit dhe hartimi i amendamenteve ligjore.

Nga muaji nëntor e në vijim parashikohen edhe tryezat e para tematike publike.

“Përgjithësisht për çdo komponent të tri shtyllave do të ketë disa tryeza tematike, afërsisht rreth 12 të tilla, në të cilat moderimi dhe prezantimi i draftit dhe çështjeve do të bëhet nga vetë ekspertët që kanë punuar me të. Do të ftohet të marrin pjesë grupet e interesit, institucionet ligjzbatuese, përfaqësues të shoqërisë civile, komuniteti i biznesit etj. Forumet e dialogut qytetar do të kenë në fokus çështjet e ndjeshme, si ato për nevojën për një qeverisje vendore më të mirë, çështjet që lidhen me parandalimin dhe luftën ndaj korrupsionit etj. forume këto që do të kryhen në nivel vendor dhe në qendrat universitare, në bashkëbisedim me pedagogët dhe studentët,” deklaroi z. Xhafaj në një bisedë të hapur me gazetarët.

Dokumenti analitik që do të dalë nga konsultimet paraprake dhe do të vlerësohet për përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet të BE, do i kalojë në fund Komisionit të Posaçëm për diskutim dhe miratim.

Kryetari Xhafaj e quajti reformën në drejtësi “një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar”.

“Ne jemi shumë krenarë që kemi hartuar, realizuar dhe zbatuar reformën në drejtësi. Shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara në 2016 janë të panegociueshme për ne. Ne vlerësojmë rezultatet e deritanishme në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet procesit të vetingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, si edhe nëpërmjet veprimtarisë së SPAK-ut, që po kontribuon në mënyrë domethënëse për dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë. Janë rreth 41 masa të udhërrëfyesit për shtetin e së drejtës në reformën në drejtësi dhe rreth 59 masa të udhërrëfyesit për funksionimin e institucioneve demokratike, që duhen adresuar për reflektim, zbatim dhe monitorim dhe për të cilat kërkohet domosdoshmërisht edhe roli ligjvënës, koordinues dhe mbikëqyrës i Kuvendit. Ndërkohë janë edhe rreth 140 nene të propozuara për ndryshim ligjesh nga vetë institucionet e drejtësisë, që duhen shqyrtuar e reflektuar,” deklaroi kryetari Xhafaj.

/a.r

Next Post
Turi i Diasporës, zbulohet data e takimit të Ramës me shqiptarët në Londër

Turi i Diasporës, zbulohet data e takimit të Ramës me shqiptarët në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In