Arritje historike për Shqipërinë. Pas medaljeve të arta botërore dhe europiane, mundja kuqezi regjistroi një tjetër rezultat të shkëlqyer.
Vendi ynë do të përfaqësohet me tre mundës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Të tre sportistët kanë arritur normën olimpike dhe janë kualifikuar falë rezultateve në tapet. Pas Zelimkhan Abakarov, i kualifikuar si finalist i Botërorit, ishte radha e kampionit të Europës, Islam Dudaev të kualifikohej me normë.
Më i fundit që i’u shtua sukseseve të mundjes ishte Çermen Valiev, i cili është sportisti më i fundit rus i natyralizuar si shqiptar.
Valiev e arriti kualifikimin në Olimpiadë pikërisht në debutimin me ngjyrat kuqezi, gjatë turneut që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, e realizuar falë presidentit Sahit Prizreni, i cili i ka rikthyer mundjes shkëlqimin që mungonte prej vitesh.
/a.r