• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arritja historike e mundësve kuqezi, Luiza Gega: Janë shembull për të rinjtë

by S T
12/08/2024 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atletja Luiza Gega ka shprehur krenarinë për dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Valiev të cilët siguruan medalje bronzi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në një prononcim për mikrofonin e RTSH24, Gega u bëri thirrje të rinjve që të marrin shembull mundësit që i siguruan arritjen historike Shqipërisë.

“Të bësh sport në Shqipëri apo të fillosh nga zero është shumë e vështirë. Jam shumë e lumtur për djemtë që i sollën Shqipërisë medalje dhe patjetër që do doja të ishte një shqiptar-shqiptar në mesin e tyre por që është shumë e vështirë sepse mendoj që ende se kemi mentalitetin e fituesit të medaljeve të tilla. Kemi pasur shumë mangësi, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Kjo të jetë një rugë e hapur për të ardhmen dhe të influencojë te të rinjtë. Këto sportistë të jenë shembull për të rinjtë”, tha Gega.

Atlelja komentoi më tej edhe moskualifikimin e saj në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Lojërat Olimpike në Paris 2024.

Ajo nuk fshehu trishtimin, ndërsa theksoi se do marrë kohë për të reflektuar mbi të ardhmen.

“Kjo medalje nuk mendohej që të merrja se e dija deri ku isha. Në fakt ky vit unë e kam thënë që nuk ishte një nga vitet e mia më të mira.

Kam qenë pak sëmurë në prill që më largoi pak nga objektivat e mëdha. Gjithsesi mund të shkonte edhe më mirë. Por kur e pash që në top 5 e parë në garën kualifikuese për finale u demoralizova pak dhe e lëshova veten.

Objektivi im ishte të shkoja në finale dhe të futesha në top 10-tëshe. Sporti i tillë është, jo gjithmonë shkon sipas pritshmërive.

Por unë jam e lumtur me çfarë kam arritur sepse kam arritur disa rezultate që në fillimet e mia nuk mendoja se mund të arrija.

U ndjeva e dështuar, dhe tani do marr kohën time. Dua të marr një moment reflektimi se çfarë do bëj”, tha Gega.

Gega garoi në baterinë e dytë, por nuk arriti që të jepte më të mirën e saj dhe nuk mundi që të kualifikohej për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.

Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë duke përfunduar aventurën në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Next Post
Megaoperacion antikanabis në Shkodër, arrestohet 24-vjeçari, e pësojnë dhe disa zyrtarë

Megaoperacion antikanabis në Shkodër, arrestohet 24-vjeçari, e pësojnë dhe disa zyrtarë

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In