Feyenoord është klubi i parë që ka mbërritur në Tiranë për finalen e Conference League. Holandezët do të sfidojnë të mërkurën në orën 21:00, Romën teksa kërkojnë të ruajnë traditën e finaleve teksa deri më tani kanë fituar në të treja rastet kur kanë luajtur një të tillë.
Njoftimin për mbërritjen e klubit e ka dhënë nëpërmjet Twitter vetë faqja zyrtare e holandezëve në këtë rrjet social, shoqëruar me shkrimin e veçantë “Arritëm në të bukurën Shqipëri”.
🇦🇱 We’ve arrived in the beautiful Albania! #UECLfinal pic.twitter.com/A6Z5t1RX26
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 24, 2022
Kujtojmë se për finalen që do të zhvillohet në Air Albania, ka një kuriozitet të lartë dhe pritet që në Tiranë të mbërrijnë qindra mijëra persona.
g.kosovari











