• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Arrijnë në 210 milionë euro këmbimet tregtare Kosovë – Shqipëri

by Java News
03/01/2018 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë vitit 2017, janë rritur për 50 për qind.Përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi thotë se e gëzon fakti se marrëveshjet dhe takimet që janë mbajtur mes dy qeverive kanë pasur rezultate.

“Me fillimin e vitit të ri sjellim edhe një lajm të mirë. Marrëdhëniet ekonomike midisi Shqipërisë e Kosovës, vitin e kaluar kanë pësuar një rritje 50 përqind më tepër se në vitin 2016.

Nga ana tjetër mund të them se kemi rritjen më të madhe të shkëmbimeve gjatë këtyre katër viteve të fundit. Sot Shqipëria dhe Kosova shkëmbejnë midis vetes rreth 210 milionë euro mallra, dhe një lajm tjetër i gëzuar për sipërmarrjen kosovare, vitin e kaluar u arrit të eksportohet nga Kosova në Shqipëri në këtë numër 210 milionë, rreth 55 milionë euro mallra. Është një shifër më e madhe se gjithë bashkëpunimi rajonal që bënë Kosova me eksportet e tyre në vendet e rajonit të vogël“, tha Minxhozi, transmeton kp.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili udhëheq politikat ekonomike me Shqipërinë, thotë se nuk ka më marrëveshje që do të bëhet vetëm për media, por secila marrëveshje e arritur do të mbikëqyret nga ana e tyre.

“Nuk ka më marrëveshje që do të rrinë në tavolinë, që të shënohet një marrëveshje para televizionit edhe mos të implementohet. Ne do të mbikëqyrim implementimin e gjithë atyre marrëveshjeve të arritura. Po hulumtojmë horizonte të thellimit të bashkëpunimit që e ka objektiv largimin e barrierave, vështirësive të komunikimit mes dy shteteve, mes qytetarëve të dy shteteve, mes sektorëve të caktuar, duke filluar nga komunikimi i qarkullimit të njerëzve të lirë, deri te qarkullimi i lirë i mallrave”, tha Limaj.

Ai po ashtu ka shtuar se këtë vit do të punojnë që të funksionalizohet interkonjeksioni mes Kosovës dhe Shqipërisë.Kurse, Bahri Berisha, drejtor i doganës së Kosovës, ka thënë se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë pasur rritje për 50 përqind.“Këtë vit kemi një rritje të raporteve tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse flasim për eksportin kosovar në drejtim të Shqipërisë, kemi një rritje që shkon deri afër 50 përqind të vlerës në eksporte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. E njëjta ka rritje edhe nga Shqipëria të produkteve shqiptare në drejtim të Kosovës”, tha Berisha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Deklaroi se futbollistët s’janë të mirë në seks, Blerim Xhemaili ndahet nga bashkëshortja: Abuzoi me famën time!

FOTO/ Pas ndarjes nga Xhemajli, Erjona Sulejmani i rikthehet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com