• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arrihet marrëveshja për evakuim në Aleppo

by Java News
14/12/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftëtarët rebelë dhe qeveria siriane, kanë arritur një marrëveshje për të lejuar evakuimin e civilëve dhe luftëtarëve të opozitës nga Aleppo, sipas një zëdhënësi të kryengritësve. Një zëdhënës i grupit Nour el-Din el-Zinki, Yasser al-Youssef i tha AFP-së se marrëveshja për të cilën ai tha se ishte ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, do të hynte në fuqi “brenda disa orësh”.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin e konfirmoi marrëveshjen të martën para një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas Kombeve të Bashkuara, ka njoftime se forcat qeveritare në Siri kanë vrarë të paktën 82 civilë në katër lagje të ndryshme të Alepos. Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, tha në Gjenevë se njoftimet është e vështirë të verifikohen. Ai tha se nuk është e qartë se kur mund të kenë ndodhur me saktësi vrasjet.

“Mënyra e vetme për të sqaruar dyshimet se në Aleppo mund të jenë duke u kryer krime masive një akt hakmarrjeje ndaj personave të larguar, apo që janë kapur, qofshin luftëtarë, apo civilë, është që gjendja të monitorohet nga grupe të jashtme, si Kombet e Bashkuara, përfshirë stafin tonë dhe Komisioni i Hetimeve për Sirinë, Kryqi i Kuq, ose disa trupat të tjera neutrale ndërkombëtare.”- tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar paralajmëroi të martën se në Alepon Lindore ka me mijëra civilë “të cilët nuk kanë asnjë vend të sigurtë ku të shkojnë”. Komiteti i bëri thirrje personave të përfshhrë në luftime që t’i mbrojnë ata.

Thirrja vjen ndërsa forcat e Presidentit Bashar al Assad kryen një ofensivë për rimarrjen e disa lagjeve në Alepon lindore, që janë ende nën kontrollin e forcave rebele.

Shumë civilë po largohen, disa prej tyre duke ndjekur luftëtarët rebelë në lagjet që ata ende mbajnë, por shumica shkojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria në Alepon perëndimore.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë 24 orëve të fundit, 13 mijë e 346 civilë janë larguar nga lagjet nën kontrollin e forcave rebele.

Organizata me qendër në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, tha se muajin e kaluar në territorin nën kontrollin e forcave rebele janë vrarë të paktën 415 civililë, mes tyre 47 fëmijë dhe se qindra të tjerë janë plagosur, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Lufta kundër terrorizmit, NATO ngre qendrën e ekselencës në Tiranë

Lufta kundër terrorizmit, NATO ngre qendrën e ekselencës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In