• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, kur ndalin luftimet

by A R
20/05/2021 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin mes tyre, duke filluar nga ora 2 e mëngjesit të ditës së premte, tha një zyrtar i Hamasit dhe media izraelite. Armëpushimi do të sillte një ndalim të mundshëm të luftimeve, më të ashprat në disa dekada.

Njoftimet vijnë një ditë pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden, i bëri thirrje Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të përpiqej për çtensionimin e situatës dhe ndërkohë që ka patur oferta për ndërmjetësim nga Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara.

Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë Reuters se armëpushimi do të ishte “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.

Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i Kryeministrit Benjamin Netanyahu e miratoi armëpushimin në bazë të asaj që një zyrtar thuhet se e quajti “qetësi në këmbim të qetësisë”.

  Sulmet me raketa nga Hamasi dhe aleati i tij Xhihadi Islamik rifilluan pas një pauze tetë orëshe të enjten, ndërsa Izraeli vazhdoi bombardimet që tha se kishin për qëllim shkatërrimin e aftësive ushtarake të Hamasit dhe për të parandaluar një konfrontim të ardhshëm pas konfliktit aktual.

Shtëpia e Bardhë: njoftime inkurajuese

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se njoftimet për një lëvizje drejt armëpushimit në konfliktin izraelito-palestinez janë inkurajuese, edhe pse Izraeli ka kërcënuar se do të shtojë sulmet ndaj Gazës dhe Hamasi rifilloi hedhjen e raketave pas një ndërprerje.

Përpjekjet diplomatike për një armëpushim u shtuan të enjten pas thirrjes që Presidenti Joe Biden i bëri një ditë më parë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të çtensionuar gjendjen dhe pas deklaratave të zyrtarit politik të Hamasit, Moussa Abu Marzouk, i cili tha se besonte se armëpushimi do të arrihej “brenda një ose dy ditësh”.

Një burim egjiptian i sigurisë, vendi i të cilit ka ndërmjetësuar armëpushimet mes palëve, tha se ishte rënë dakord në parim për një ndalim të ndërsjellë të luftimeve por hollësitë ende nuk ishin përpunuar.

“Kemi parë njoftime për një lëvizje drejt një armëpushimi të mundshëm. Kjo është sigurisht inkurajuese,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki një konferencë të rregullt për gazetarët.

“Ne besojmë se izraelitët kanë arritur objektiva të rëndësishme ushtarake që ata donin të arrinin në lidhje me mbrojtjen e popullit të tyre dhe për t’iu përgjigjur mijëra sulmeve me raketa nga Hamasi”, tha zonja Psaki.

“Pra, kjo është pjesërisht arsyeja se përse ne mendojmë që ata janë në pozicionin e duhur për të filluar mbylljen e operacionit të tyre,” tha ajo.

Sulmet me raketa ndaj Izraelit u ndalën për tetë orë të enjten, dita e 11-të e konfliktit, por pastaj rifilluan kundër komuniteteve pranë kufirit të Gazës dhe qytetit Beersheba.

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore ndaj Gazës që administrohet nga Hamasi, duke deklaruar se synonte të shkatërronte aftësitë e këtij grupi militant islamik që ai të mos niste një konfrontim tjetër në të ardhmen.

Hamasi, i cili shihet nga Perëndimi si organizatë terroriste, nuk ka qenë pjesë e angazhimit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës me Izraelin, gjë që çoi në një marrëveshje të përkohshme paqeje në vitet 1990 dhe vendosjen e vetë-qeverisjes së kufizuar palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor./VOA

Next Post
Idajet Beqiri: 13 tetori ka rënë që sot, opozita të bëhet serioze

"Tjetër goditje e madhe për Berishën", Beqiri: Do ketë procedim penal edhe ndaj gruas së tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

October 24, 2026
Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In