• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Arrestoni menjëherë këdo që ju ndërhyn në hetime”/ Urdhri i fundit i Arta Markut: Prokurorët të ruajnë nderin dhe dinjitetin

by Java News
09/12/2019 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë para largimit nga detyra si kryeprokurore, Arta Marku ka firmosur udhëzimin e fundit për pavarësinë e prokurorëve nga ndërhyrja e politikës në mbylljen e dosjeve, raportin e tyre me drejtuesin e organit të akuzës si dhe mënyrën e informimit për dosjet.

Udhëzimi është firmosur nga Arta Marku në datën 4 dhjetor 2019, ndërsa me 6 dhjetor i ka dorëzuar detyrën kryeprokurorit të sapozgjedhur Olsian Çela.

Përmes këtij udhëzimi, prokurorët urdhërohen që të refuzojnë çdo ndërhyrje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës si dhe të arrestojnë në flagrancë presonin që ndërhyn, duke përfshirë këtu deputetë, përfaqësues të qeverisë, medias apo të çdo person tjetër.

“Prokurori në çdo rast që evidenton ndërhyrje ose ushtrim i ndikimit të paligjshëm, të papërshtatshëm apo në kundërshtim me ligjin ndaj tij, nga brenda sistemit të prokurorisë, apo nga përfaqësues të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, medias apo të çdo personi tjetër juridik a fizik apo subjekt i procedimit penal, menjëherë refuzon çdo ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të paligjshëm, merr çdo masë për të qenë dhe të duket jashtë çdo ndikimi dhe ushtron funksionet në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Prokurori, në këtë raste, kur janë kushtet ose kriteret ligjore, sipas rastit, menjëherë paraqet kallëzim penal dhe/ose kryhet arrestimi në flagrancë i personit që ushtron ndikim të paligjshëm, dhe njofton pa vonesë drejtuesin e Prokurorisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe/ose kryetarin e saj”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi parashikon gjithashtu që prokurorët duhet të ruajnë në çdo kohë nderin dhe dinjitetin e profesionin të tyre si dhe të sillen në mënyrë profesionale me drejtuesit e prokurorisë të të gjitha niveleve.

“Respekti ndaj prokurorit më të lartë përbën një ndër normat kryesore etike, e cila lidhet me respektin ndaj ligjit dhe institucionit të prokurorisë. Prokurori duhet të respektojë etikën dhe ligjin gjatë komunikimit në marrëdhëniet me prokurorin më të lartë”, thuhet në udhëzim.

Sa i takon hetimeve, prokurorët, sipas udhëzimit të ish-kryeprokurores Arta Marku, kanë për detyrë që të informojnë drejtuesin e prokurorisë, sa herë që kërkohet prej këtij të fundit, lidhur me ecurinë e një hetimi të caktuar dhe me vendimmarrjen për një dosje, si dhe për raste të veçanta, për problemet që dalin gjatë hetimit. Prokurori gjithashtu njofton drejtuesin e prokurorisë në raste ku konstaton që ka konflikt interesi të tërthortë apo të drejtpërdrejtë në hetimin e një çështje./ shqiptarja.com

g,kosovari

 

Next Post
Veliera me flamur italian ngec në Triport të Vlorës, Roja Bregdetare përpiqet ta nxjerrë me vinç

Veliera me flamur italian ngec në Triport të Vlorës, Roja Bregdetare përpiqet ta nxjerrë me vinç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In