Peter Cherif, i dyshuar si një nga organizatorët e masakrës në gazetën satirike “Charlie Hebdo” në janar të 2015 në Paris, është arrestuar në Xhibut.
Sipas “Marianne”, 36-vjeçari ishte mik i vëllezërve Kouachi, autorë të vrasjeve në redaksi.
I njohur si Abou Hamza, ai ishte në arrati që prej 2011 dhe ishte një nga terroristët më të kërkuar në botë.
a.çupaj