• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arrestohet themeluesi i organizatës terroriste më të rrezikshme të Amerikës së Jugut

by A R
02/07/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Kombëtare e Kolumbisë arrestoi të hënën Larry Álvarez Núñez, i njohur si “Larry Changa”, një terrorist i rrezikshëm i kërkuar në Venezuelë dhe Kili për vepra të ndryshme penale, si terrorizmi, financimi i terrorizmit, trafik armësh, zhvatje, rrëmbime, pastrim parash dhe të tjera.

Sipas autoriteteve kolumbiane, Álvarez akuzohet se është bashkëthemeluesi i organizatës kriminale ndërkombëtare “Tren de Aragua”. Pas arrestimit, ai do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë me qëllim ekstradimin drejt Venezuelës.

“Sipas informacioneve të shërbimeve inteligjente, është arritur të kuptohet se Larry Changa ka mbërritur në Kolumbi në vitin 2022, ka përfituar dokumente të falsifikuara duke mundur të jetojë i paashqetësuar e duke u integruar në shoqërinë civile përmes disa bizneseve të ngritura në zonat e kultivimit të kafesë. Në të njëjtën kohë po punonte për të zgjeruar aktivitetin e organizatës së tij edhe në territorin kolumbian”, tha policia.

CNN raporton se pjesëtarë të kësaj organizate terroriste ndodhen edhe brenda territorit amerikan. Banda i ka rrënjët në një burg të Venezuelës dhe mendohet të jetë themeluar në vitin 2005. Sipas autoriteteve kolumbiane ajo është organizata kriminale më e rrezikshme që vepron sot në Amerikën e Jugut. Anëtarët e saj ishin pjesë e një sindikate punëtorësh që punonin për ndërtimin e hekurudhës që do të bashkonte dy shtetet venezulane, Aragua dhe Carabobo dhe prej aty lindi emri Tren de Aragua.

/a.r

Next Post
Lot e dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë: 18-vjeçari përcillet në banesën e fundit, ishte djali i vetëm i familjes

Mbyllen hetimet për vrasjen e 18-vjeçarit në Shkozë, çohen në gjyq 4 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com