Policia greke ka arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje të rënda.
Krimi më i fundit i tij ishte kur ndoqi një grua në këmbë dhe me të hyrë në ashensor, i grabiti asaj çantën, ku mbante një sasi jo të madhe parash, transmeton BW.
Nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka kryer të paktën 4 plaçkitje dhe tre vjedhje ndaj grave në tre muajt e fundit në Patra. (b.an)