• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arrestohet shoku i Ilir Kupës, u arratisën bashkë nga burgu grek

by
29/06/2015 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar dy persona të kërkuar në një apartament në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Pas ndërhyrjes së policisë u arrestuan Klement Çala, 27 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Alkond Bengasi, 29 vjeç, po banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Çala u kap nga efektivat e policisë nëpër rrugicat e lagjes duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 447 KO. 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga forcat e policisë të cilët kishin rrethuar vendin ku u bë ndërhyrja.

Në momentin e prangosjes, ai u prezantua si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Çala është arratisur nga burgu në Trikallas të Greqisë, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.

Ndërsa Alkond Bengasi fshihej në banesën e marrë me qira nga Klement Çala. Ai u arrestua pasi është shpallur në kërkim pasi rezulton i dënuar me 3 vjet e katër muaj burg për “prodhimi dhe shitje të narkotikëve”.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një armë pistoletë tip TT, dy krehër me fishekë dhe 1.2 gramë kanabis sativa, të cilat i përkasin Klement Çalës.

Ky i fundit kërkohet nga drejtësia grek për një sërë akuzash nga të cilat rrezikon burgim të përjetshëm:

1. Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,
2. Grabitje me armë në bashkëpunim,
3. Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare,
4. Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
5. Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,
6. Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
7. Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
8. Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

Next Post

Ambasadori rus në Tiranë: Shqipëria e Madhe? Është mirë të mos realizohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com