Policia ka arrestuar shoferin i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje një të mitur.
Mësohet se 49-vjeçari me iniciale A.G. ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Pasi përplasi 10-vjeçaren ai u largua nga vendngjarja.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r