• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet polici grek i përfshirë në trafikun e marijuanës shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një polic grek që shërbente si roje kufitare afër zonave me Shqipërinë u arrestua pasi akuzohet se iu gjet 125 kg hashash dhe dy armë kallashnikov.

Sipas burimeve zyrtare të policisë greke, për të njëjtin rast, u arrestua dhe një 47 vjeçar grek, pronar i një biznesi materialesh ndërtimi, me të cilin bashkëpunonte polici.

Policia greke tha se po heton edhe persona të tjerë, anëtarë të dyshuar të rrjetit të trafikimit të drogës nga kufiri greko shqiptar në drejtim të Selanikut dhe Kavallës. Sipas burimeve zyrtare polici 40-vjeçar grek u arrestua mesditën e së mërkurës tek u bllokua nga Forcat e Antidrogës së Kosturit, qytet kufitar me Korçën, ne Juglindje të Shqipërisë.

 

Gjatë kontrollit atij iu gjetën katër çanta me peshë 125 kg hashash. Pas kontrollit të banesës, sipas burimeve greke policit iu gjetën edhe dy armë kallashnikovë, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dhe një sasi kartmonedhash euro.

Sipas burimeve policore greke polici pranoi se e kishte marrë lëndën narkotike nga kufiri shqiptar. Nga burimet policore është mësuar se polici i arrestuar u ka pohuar kolegëve se kishte kryer tre muajt e fundit katër dërgesa të tjera të drogës, ndërsa “paguhej” për çdo rrugë 1.000 euro.

Polica greke, në një njoftim tjetër, tha se arrestoi një 49 vjeçar grek, sportist veteran, i cili po transportonte nga stacioni udhëtareve i Elefsinës në Athinë një sasi hashashi me prejardhje nga Thesprotia, zona kufitare me Shqipërinë.

Policia greke tha se sasia e lëndës narktoike ishte 118 kilogramë dhe për rastin u arrestua dhe një bashkëpunëtor i tij. Një tjetër sasi prej 56 kilogramë hashash ishte bllokuar tre ditë më parë nga Policia e Gumenicës, qytetit në Veri të Greqisë, fqinj me Shqipërinë. Policia greke ka shprehur kohët e fundit shqetësimin se me lëndët narkotike po depërtojnë edhe lloje të forta të drogës.

Një sasi e vogël kokaine u gjet nga Policia e Janinës në mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan. (b.an)

Next Post
“Demaskimi” i Xhesika Ndoj, zbulohet sekreti i saj për aktivitetin në Turqi

"Demaskimi" i Xhesika Ndoj, zbulohet sekreti i saj për aktivitetin në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com