Arrestohet pensionistja, dyshohet për 13 vrasje
Tamara Samsonova, një pensioniste nga St. Peterburg, u arrestua nga policia, me dyshimin se ka kryer 13 vrasje në 20 vitet e fundit. Mediat ruse shkruajnë se të gjitha viktimave të saj, iu është prerë koka ose janë copëtuar.
Dyshimet e para filluan, pasi u gjet trupi i një 79 vjeçareje, i cili u gjet i copëtuar në një pellg. Gazeta e përditshme ruse Fotanka, ka publikuar një foto të një gruaje, e cila transporton trupin e një viktime me një qese plastike.
Pas arrestimit të Samsonova, gazeta raporton se policia gjeti prova të krimit në banesën e saj si dhe një ditar të saj, ku tregonte për krimet e fundit. Fontanka, gjithashtu raporton se ajo është duke u hetuar edhe për 13 vrasje të tjera.
Zëdhënësit e policisë gjithashtu kanë treguar se ajo është e dyshuar edhe për vrasjen e qiramarrësit të saj, i cili kishte marrë me qera një dhomë në aparatamentin e saj në vitin 2003. Gjithashtu ajo dyshohet të e ketë vrarë edhe burrin e saj në vitin 2005, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë









