Një person i katërt është arrestuar nga policia australiane për vrasjen e shqiptarit Urim Gjabri 46 vjeç, ngjarje e ndodhur më 12 Tetor në Australi.
Sipas mediave vendase, i arrestuari i katërt është një 31-vjeçar dhe pritet që të dalë para Gjykatës ditën e nesërme. Më herët janë arrestuar edhe tre persona të tjerë si të përfshirë në vrasje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se shqiptari mund të jetë ekzekutuar për çështje që lidhen me drogën.
Urim Gjabri u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij në zonën e Para Vista. 46-vjeçari jetonte me qira për rreth 6 muaj në atë banesë. Në shtëpinë e viktimës u gjetën disa bimë kanabisi të kultivuara.
Lënda narkotike ishte vjedhur nga autorët e dyshuar pasi kishin ekzekutuar shqiptarin. Më pas u arratisën nga vendngjarja me makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur nga policia në një tjetër rrugë në atë zonë.
Policia dyshon se edhe viktima Urim Gjabri ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Murrai Brigde.
/b.d