Hilmi Kelmendi, 36 vjeç, nga Gjakova, është arrestuar të premten nga autoritetet e Serbisë. Ai dyshohet për krime lufte të kryera në Kosovë.
Kelmendi ishte duke ardhur për pushime në Kosovë nga Gjermania, ku jeton tash e dymbëdhjetë vjet.
Ai është ndalur nga autoritetet serbe mes të premtes dhe të shtunës për gjoja krime lufte të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Lajmin për arrestimin e tij ia ka konfirmuar KTV-së familja e Kelmendit. (b.an)