Policia arrestoi në Rinas një 53-vjeçar nga Ukraina, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev.
Personi me iniciale A.S, u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për përfshirje në trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Ndalimi i tij, erdhi në sajë të shkëmbimit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.











