• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arrestohet në Moskë avokati i Navalny-t, dy javë pas vdekjes së liderit të opozitës ruse: Shoqëroi nënën e tij në koloninë e burgut Arktik

by Java News
27/02/2024 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili humbi jetën në burg rreth dy javë më parë, raportohet se është arrestuar në Moskë.

Sipas burimeve të mediave ruse, Vasily Dubkov u arrestua për “shkelje të rendit publik”. Pas vdekjes së Navalny, Dubkov shoqëroi nënën e tij në koloninë e burgut Arktik ku ai humbi jetën më 16 shkurt.

BBC shkruan se autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar ende arrestimin e avokatit. Në tetor 2023, avokatë të tjerë të Navalny-t, Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster, u arrestuan me akuzën e “ekstremizmit”.

Në janar, Olga Mikhailova, një tjetër avokate e liderit të opozitës, tha se ajo ishte akuzuar për të njëjtin krim dhe vendosi të qëndronte në emigrim.

Autoritetet ruse ndaluan Fondacionin Kundër Korrupsionit, organizatën e drejtuar nga Navalny, për “ekstremizëm” në vitin 2021.

Trupi i liderit të opozitës u mbajt nga autoritetet e burgut për më shumë se një javë pas vdekjes së tij. Nëna e tij, Lyudmila Navalnaya, udhëtoi për në burgun e largët të “Ujkut Polar”, për të marrë trupin e tij.

Trupi iu dorëzua nënës tetë ditë pas vdekjes, ndërsa ajo deklaroi se ishte kërcënuar nga autoritetet, të cilët donin që i biri të varrosej në “fshehtësi”.

Aleatët e Navalny-t kanë thënë se po kërkojnë një vend për të mbajtur një memorial publik për ish-liderin e opozitës. Megjithatë, sekretarja e shtypit të liderit të opozitës ruse, Kira Yarmysh, tha të martën se shumica e vendeve të funeralit që ata kishin kontaktuar kishin refuzuar të lejonin një ceremoni në ambientet e tyre./m.j

Next Post
“Deri tani, 18 miliardë euro për rajonin” / Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 Shkurt në Londër

Samiti në Tiranë/ Rama: Ka drekë falas në Shqipëri, por jo në BE. Rajoni të lërë mënjanë mosmarrëveshjet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In