• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet në lokalin e tij Rexhep Rapi, i njohur si ‘Kepi’ i Sukthit dhe i dyshuar për një vrasje

by
30/07/2021 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin Rexhep Rapi, i njohur ndryshe edhe si “Kep Rapi” ose ‘Kepi’ i Sukthit. Prangosja e tij është bërë pasi është gjetur me armë pa leje.

Sipas burimeve, Policia e ka arrestuar Rapin në lokalin në pronësi të tij në Maminas. Rexhep Rapi, në mars të vitit 1991, u akuzua se ka vrarë në Portin e Durrësit, për gjakmarrje, shtetasin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth.

Rapi u arrestua për këtë krim në 1994 dhe u lirua për mungesë provash.

Njoftimi nga Policia e Durrësit

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionle e DVP Durrës më bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.

Procedohet penalisht një tjetër shtetas për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe mjeti i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas dispononte armë zjarri me vete, menjëherë Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës kanë mirëorganizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Rexhep Rapi., 58 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi G. M., (punonjës i subjektit), i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk ka treguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

/b.h

Next Post
Berisha reagon ashpër ndaj Yuri Kim: Ambasadorja na fyeu me “barin”. Asnjë shpifje s’më pengon të hyj në Parlament

Berisha reagon ashpër ndaj Yuri Kim: Ambasadorja na fyeu me "barin". Asnjë shpifje s'më pengon të hyj në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In