Spanjë/ Arrestohet në Ibiza bosi shqiptar i drogës dhe i grabitjeve

Një shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar në ishullin Ibiza të Spanjës, dy ditë më parë. Ai u ndalua lidhur me një ngjarje të ndodhur më 30 dhjetor 2014, kur në Barcelonë u ndalua një kamion me 1.360 kilogramë hashash, i nisur nga Ibiza.

Gjatë këtij operacioni u arrestua shoferi i kamionit, me kombësi spanjolle.

Hetimet çuan në identifikimin e një shqiptari, si organizatori i një grupi të trafikimit të drogës, i cili u vendos në verë në ishullin e Ibiza, me identitet italian fals.

Ai bënte një jetë luksoze edhe pse nuk kishte punuar kurrë punë të ligjshme, raportojnë mediat spanjolle, raporton express.  

U zbulua gjithashtu se shqiptari përdorte edhe katër karta identiteti false dhe i përkiste një bande të njohur shqiptare për grabitjen e shtëpive luksoze në Kosta del Sol.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua të mërkurën në aeroportin e Ibizas pas fluturimit nga Barcelona, i akuzuar si përgjegjës për dërgimin e sasisë së lartpërmendur të hashashit, që ka kaluar sot në dispozicion të gjykatës së Gjykatës së Torremolinos (Malaga).

m.m

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com