Një i ri shqiptar është arrestuar në bashkëpunim me policinë holandeze pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e 24 vjeçarit maroken, Said Waddoud, të ndodhur në janar të vitit 2015.
30 vjeçari shqiptar i identifikuar si Bojken Zego ka qenë i shpallur në kërkim nga krimi prej tre vitesh dhe sot në Roterdam është bërë i mundur arrestimi i tij.
Zego akuzohet për ngjarjen e ndodhur në Torino 3 vite më parë ku një maroken u rrah për vdekje.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi i SOI – Dhomës Ndërkombëtare të Operimit dhe Divizioni S.I.Re.N.E. Criminalpol, i cili ka mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale.
Bojken Zego nuk është i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje. Ansa shkruan se së bashku me të ishin edhe 7 persona të tjerë, dy prej të cilëve u arrestuan menjëherë pas krimit.