Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kolumbian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin C. R., banues në Suedi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases suedeze J. R.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.











