Ish-anëtari i përgjithshëm i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë këtë të mërkurë.
Mëngjesin e sotëm EULEX bastisi shtëpinë e tij e më pas e shoqëruan atë në polici.
Mediat kosovare shkruajnë se avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka bërë të ditur se aktakuza kundër Krasniqit është konfirmuar dhe sot pritet transferimi i tij për në Hagë.
I pyetur se për çfarë vepra është arrestuar Krasniqi, avokati Hasani tha se ende nuk dihet specifikisht por që janë nën juridiksionin e veprave të Speciales.
ktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
/a.r