Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror është arrestuar nga forcat e rendit. Lajmi bëhet i ditur nga policia sipas së cilës Arian Ulqinaku është prangosur duke ngarë në gjendje të dehur automjetin Opel Astra me targa AA 190 JN.
Ndërkohë që Shqipëria është tronditur nga ngjarjet në Francë, por dhe alarmet e herë pas hershme për akte terroriste, duket se agjentët e SHISH nuk janë të përkushtuar për të qenë vigjilentë…
45-vjeçari i prangosur pritet të verifikohet nëse ka qenë në detyrë apo jo në momentin e ndalimit, por kjo nuk do të përbente ndryshim kur flitet për gjendjen e gatishmërisë që duhet të jenë strukturat e shtetit. (javaneës.al)