Policia e Tiranës ka ndaluar një 41-vjeçar për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin të shtetasit D. T., 41 vjeç, pasi në rrugën “Emiljo Grandi”, u kap me një biçikletë e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Në vijim të veprimeve të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, dyshohet se ky shtetas, më datë 10.07.2020, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur shumën e parave 75 mijë lekë dhe dy telefona në mjetet e shtetasve F. M. dhe E. Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/e.rr