• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet edhe nëna e vajzës që mbyti babanë me tel! Anesti Rama dhunohej sistematikisht

by A R
25/07/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait të saj.

Sipas burimeve të Policisë, Anesti Rama dhunohej sistematikisht në familje, pasi e bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë.

Anesti Rama mësohet se prej vitesh ishte punëtor në një fermë blegtorale në zonë. Ai kishte shkuar shpesh herë në punë me shenja në fytyrë, për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente të ndryshme, por asnjëherë nuk tregonte të vërtetën.

Sot pritet të mbahet seanca për masat e sigurisë ndaj të dyshuarave, teksa Valbona dhe Emanilda Rama akuzohen se kanë vrarë 56 vjeçarin duke e mbytur me tel dhe më pas inskenuan ngjarjen si aksident.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Next Post
U ankua se po sulmohej nga kryeministri Rama, KLP shmang ankesën e prokurores Elsa Gjeli

U ankua se po sulmohej nga kryeministri Rama, KLP shmang ankesën e prokurores Elsa Gjeli

Comments 1

  1. Sela says:
    1 year ago

    Dava karakurvash, burri I shkretë mos e past kismet. Ka pjell e ama t’bijën. Mir asht mos me t’ra n’lagje kurva jo mo n’shpi si ati merhumit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com