Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Erdet Çapoku, i cili masakroi për vdekje kunatën e tij, Etleva Çapoku, gjatë natës së kaluar, në banesën e saj në Paskuqan.
Nga informacionet e para ai u arrestua te karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet.
I riu ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan ku la të vdekur kunatën e tij Enkeleda Çapoku, pasi e kishte qëlluar me levë dhe masakruar me thikë.
Pas krimit autori lëvizte me biçikletë dhe në pranga u vu nga sherbimet e komisariatit nr 5 ne kryeqytet, te mobilizuara menhere pas ngjarjes se rende qe tronditi kryeqytetin mbremjen e djeshme.

Njoftimi i policisë:
Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.
Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari











