Një shtetas ka rënë në prangat e policisë për sulmin ndaj KZAZ të Kavajës.
Mësohet se Enea Gjonaj është arrestuar për aktet e dhunës ndaj ambienteve ku mbahen materialet zgjedhore.
Gjonaj dyshohet si militant i Partisë Demokratike ndërsa në kërkim mbeten edhe 23 të tjerë.
Në sulmin ndaj KZAZ Nr.42 u shënua edhe një rast i paprecedent teksa kreu i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, nxori forcat zjarrfikëse për të sulmuar policinë me ujë.
/javanews/a.r