• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arrestohet “Del Piero” dhe dy persona për trafik me dokumente falso

by
31/07/2015 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafik me dokumente falso, burg për 3 persona

Tre persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pas disa hetimeve disa mujore duke finalizuar edhe operacionin e koduar “Del Piero”, vënë sipas emrit të njërit prej të arrestuarve.

Tre të arrestuarit janë Pjerin Brahimaj alias Del Piero, Keldi Beshim dhe Jupiter Brahimi. Tre të arrestuarit dyshohen për falsifikim të dokumentave të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet ndaj këtyre personave në tetor të vitit të kaluar, pas marrjes së sinjalizimit nga Policia e Shtetit. Në rrugë e sipër të plotësimit të dosjes, hetimet e Prokurorisë së Tiranës janë kryqëzuar me një tjetër hetim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e mësipërm, të cilët janë arrestuar pak kohë më parë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumentave të falsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

185425

Hetimet e kryera në periudhën mars-maj 2015, krijuan një tablo të qartë të ekzistencës së një grupi kriminal, të dedikuar në veprimtarinë e falsifikimit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në formë individuale. Vendqëndrimi i tyre i preferuar dhe marrja e porosive për falsifikime, sipas prokurorisë, bëheshin tek një lokal pas Muzeut Kombëtar, kurse falsifikimet kryheshin në një vend ende të paidentifikuar. Element kyç i këtij grupi, si ekzekutor i falsifikimeve, u identifikua shtetasi Pjerin Brahimaj, njohur ndryshe edhe si “del Pjero”, lindur në vitin 1990.

Grupi i “trafikimit të personave” për në SHBA është hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe tashmë janë nën masën e sigurisë “arrest me burg” Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofie Pepaj dhe Mihal Gjoka.

Next Post

Çfarë është Hëna Blu, dhe pse i frikëson astrologët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit!

April 29, 2026
Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

Preç Zogaj: Zgjedhjet në PD janë një farsë, kryetari shkeli nenin që shkroi vetë!

April 29, 2026
Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur

April 29, 2026
“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

“Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale

April 29, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

April 29, 2026
31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

31-vjeçari që donte të vriste Donald Trump, foto i armatosur para se të kryente sulmin

April 29, 2026
Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

Bllokada e Hormuzit/ Çmimet e naftës “fluturojnë”, ari i zi shitet me 115 dollarë për fuçi

April 29, 2026
Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

Ngërçi në Kosovë, Preç Zogaj: Kurti ra në grackën e suksesit, shpërdoroi shansin me Vjosa Osmanin

April 29, 2026
Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

Video/ Momenti i sikletshëm në darkën me Mbretin Charles, Melania i heq dorën Trump gjatë fotos me monarkun britanik

April 29, 2026
Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

Aksident në Tragjas të Vlorës, automjeti përplaset me bagëtitë e imëta në rrugë! Plagoset çobani

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In