• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet çifti i të rinjve, vidhnin banesa në Tiranë

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë, janë vënë në pranga dje gjatë një operacioni të forcave të Komisariatit nr.1, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri­tjetrin kanë realizuar vjedhjen e disa banesave në Tiranë.

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se gjatë operacionit të koduar “Dyqanet”, u arrestuan 25-­vjeçarja Xheni Hysenbegasi dhe miku i saj, Florian Drushku, 29 vjeç.

Ky i fundit, sipas Policisë, ka qenë i dënuar edhe më parë për veprat penale “dhunim banese” dhe “vetëgjyqësi”. Policia sqaroi dje se ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të banesave, ku si rezultat i hetimeve të kryera prej disa javësh, nga specialistët për Krimet e Hapura është bërë dokumentimi i tyre me prova ligjore.

Tri prej ngjarjeve të denoncuara gjatë muajit janar në Komisariatin nr.1, vjedhjet e banesave të shtetasve A.B., M.N. dhe N.V., tashmë janë dokumentuar me prova shkencore. Në këto ngjarje ka rezultuar se Xheni Hysenbegasi dhe Florian Drushku kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, celularë dhe disa bizhuteri floriri.

Policia tha dje se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-­vjeçarit Drushku, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarake dhe 3 aparate telefoni celular të markave “Samsung” e “Nokia”, që dyshohet se janë vjedhur në banesat e të dëmtuarve, raporton Panorama.

Megjithatë, burimet thanë se dy të rinjtë e arrestuar po hetohen edhe për disa vjedhje të tjera banesash dhe dyqanesh, të cilat ende janë pa autor.

Next Post

Socialistët nisin sot zgjedhjen e delegatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In