• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet biznesmeni, në kërkim dy zyrtarët e bashkisë Lezhë/ Policia zbuloi në hotel se…

by Java News
14/11/2020 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një person ka përfunduar në pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Lezhë.

Bëhet fjalë për një rast të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 46-vjeçari i arrestuar është pronar i një biznesi në Shëngjin, ndërsa të shpallur në kërkim janë ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë, si dhe një 41-vjeçar me detyrë specialist.

Në përfundim të operacionit 3-javor u procedua në gjendje të lire dhe një shtetase.

Njoftimi i plotë

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi 3-javor.

Vihet në pranga 1 shtetas, 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë, pas një hetimi 3-javor, finalizuan operacionin “Urbanistika”, në kuadër të të cilit u godit një rast i shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: F. N., 46 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti në Shëngjin;

U shpallën në kërkim shtetasi S. T., 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë dhe shtetasi N. C., 41 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasja A. M., 32 vjeçe, banuese në Lezhë, me detyrë përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. N., pronari i një subjekti në Shëngjin, kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, me funksion hotel, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme kundrejt premtimit dhe përfitimit material tek shtetasit S. T., N. C. dhe A. M., për proceduren e miratimit të lejes së ndërtimit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorim detyrë” e kryer në bashkëpunim për shtetasit S. D., N. C., A. M., dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërtim i paligjshëm” për shtetasin F. N.

g.kosovari

Next Post
Humbi jetën pas lindjes/ Autopsia e 19-vjeçares në Gjirokastër nuk nxjerr rezultat, do të kryhet në Tiranë

Humbi jetën pas lindjes/ Autopsia e 19-vjeçares në Gjirokastër nuk nxjerr rezultat, do të kryhet në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët!

Ndeshjet e UEFA Nations League, dalin në shitje biletat e San Marino-Shqipëri për tifozët!

September 11, 2026
Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

September 11, 2026
Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

Tenis/ Rybakina dhe Sabalenka shkojnë në finalen e “Us Open”

September 11, 2026
NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

NATO ndjek anijet ruse në Arktik, dyshime për armë sekrete kundër kabllove nënujore!

September 11, 2026
Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz!

September 11, 2026
Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

Paradoksi/ Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten ‘nuk e duan’ punën! Papunësia e tyre rritet me 16 për qind

September 11, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Temperaturat e larta nuk largohen as sot, por në zonat malore do ketë reshje shiu

September 11, 2026
VIDEO/ Sot 25-vjetori i sulmeve të “11 shtatorit” në SHBA, një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2977 dronë në qiellin e Nju Jorkut!

VIDEO/ Sot 25-vjetori i sulmeve të “11 shtatorit” në SHBA, një dritë për çdo viktimë, spektakël me 2977 dronë në qiellin e Nju Jorkut!

September 11, 2026
Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje

E rëndë në Greqi, 51-vjeçari shqiptar akuzohet për p*rdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare!

September 11, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Shefi i NATO-s paralajmëron: Rusia është kërcënim afatgjatë, Evropa duhet të forcojë mbrojtjen

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com