• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet biznesmeni i denoncuar nga gjyqtarja për dhënie ryshfeti

by Java News
07/11/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Ervin Braho është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar t’i jepte ryshfet një gjyqtareje në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se 41-vjeçari Ervin Braho, banues në Tiranë, është kallëzuar nga gjyqtarja S.Gj., e cila pretendon se ky shtetas ka tentuar t’i japë në formë ryshfeti në zyrën e saj, shumën prej 5 milionë lekësh të vjetra, me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 06.11.2016, specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:
• Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë ryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqtarit Prokurorit, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319 të Kodit Penal.

SI JA LA PARATE NE ZYRE BIZNESMENI GJYTQARES
Biznesmeni Ervin Braho akuzohet për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit” dhe “Korrupsion”. Kjo pasi siç mësohet Ervin Braho ka shkuar në zyrën e gjyqtares Selvije Gjonçaj, duke i lënë kësaj të fundit mbi tavolinë një zarf me shumën financiare prej 5 milion lekësh.

Nga burimet mësohet se gjyqtarja Gjonçaj ka pasur në dorë çështjen për gjykim ku Braho ka paditur ministrinë, për dëmshpërblim financiar, pasi sipas tij ka qenë ministria ajo që ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat. Padia është regjistruar në emër të kompanisë “Albanian Hidropower 2013”, e cila prej gati dy vitesh po zhvillon gjyq me ministrinë.

Nga nisja e këtij gjyqi dhe deri tani janë ndryshuar dy gjyqtarë në këtë çështje, si Emiljano Ruli dhe Elvana Cicolli. Pas përjashtimit të këtyre dy gjyqtarëve çështja i kishte rënë për gjykim Selvije Gjonçaj, por edhe kjo e fundit tashmë do japë dorëheqjen për shkak se prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet se në këtë çështje janë kryer afera korruptive.

Megjithëse procesi gjyqësor nuk ka qenë në daljen e një vendimi përfundimtar, shtetasi Ervin Braho ka zgjedhur të korruptojë gjyqtaren Gjonçaj, që në fillim. Për të fituar në favor të tij procesin gjyqësor, mësohet se biznesmeni Braho ka takuar në zyrë gjyqtaren Gjonçaj.

Në bisedë e sipër 35-vjeçari i shpallur në kërkim i ka lënë në zyrë një zarf me shumën prej 5 milion lekë të vjetra gjyqtares dhe është larguar.

Kundërshtimeve të gjyqtares, thuhet në kallëzim, biznesmeni Braho i është përgjigjur me buzëqeshje. Ai nuk ka pranuar të marrë mbrapsht zarfin me lekët dhe është larguar nga ndërtesa.

Në këto kushte, gjyqtarja ka njoftuar policinë dhe Prokurorin për Krime të Rënda, ku edhe ka depozituar kallëzimin penal, ku ka treguar me detaje të gjithë skemën e krimit.

Për llogari të këtij hetimi nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore janë sekuestruara paratë, pamjet filmike të gjykatës ku duket qartë momentin kur biznesmeni Braho hyn dhe del nga zyra e gjyqtares, si dhe kërkesa që sekretarja e gjyqtares i bënë në korridor biznesmenit Braho që të kthehet të marr zarfin.

Veç kompanisë “Albanian Hidropoëer 2013” Ervin Braho zotëron kompaninë “Fada 1” me qendër në Pogradec e cila ka si objekt “Tregtimi i artikujve të ndryshëm industriale, fruta perime, materiale ndërtimi, artikuj elektroshtëpiake, produkte bujqësore e blegtorale, elektrike dhe mekanike, hotele, motele, nxjerrja shfrytëzim, përpunim, tregtim të mineraleve të të gjitha kategorive si dhe nxjerrje,shfrytëzim, përpunim e tregtim të gurëve dhe zhavorreve.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Urgjenca në funksion të qytetarëve, Beqaj: Jo më transport të rasteve nga familjarët

Urgjenca në funksion të qytetarëve, Beqaj: Jo më transport të rasteve nga familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com