• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arrestohet anëtari i “Hakmarrje për Drejtësi”

by
24/04/2015 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të rrëmbimit të personit, është vënë në prangat e policisë ditën e sotme. I arrestuari është Gentian Çaka, ndërsa burime për Javaneës.al bëjnë të ditur se ai është një nga pjesëtarët e grupit famëkeq “Hakmarrje për Drejtësi.”

Prej vitesh me radhë, Çaka fshihej në një vilë dy katëshe në Pogradec. Ai është i dënuar në mungesë në vitin 2008 me burgim të përjetshëm pasi 13 vjet më parë, në gusht të vitit 2002
Çaka në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të veshur me uniforma të policisë morën peng biznesmenin Halit Nazifi në këmbim të 1 milionë dollarëve që i kërkuan familjarëve për jetën e Nazifit.

Dy ditë pas pengmarrjes, pasditen e 1 korrikut të vitit 2002 pati shkëmbim zjarri mes efektivëve dhe pengmarrësve në bulevardin “Zhan D’Ark” në kryeqytet.  Si pasojë e të shtënave pengmarrësi Çaka mbeti i plagosur, ndërsa pengu Halit Nazifi u la i lirë mëngjesin e 2 korrikut.

Por edhe pse u shtrua në Spitalin Ushtarak për mjekim, Gentian Çaka mundi të arratisej përmes falsifikimit të emrit në regjistrin e urgjencës.

Gentian Caka ishte protagonist në pengmarrje së bashku me Kreshnik Spahinë, dy anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, ndërsa Spahiu figuron ende në listën e personave të shpallur në kërkim.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Rama vizitë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com