Arrestohet 73-vjeçari, vepra të turpshme me djalin e mitur
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për vepra të turpshme kundrejt një të mituri. Burimet zyrtare thanë se në pranga ra shtetasi Kristo Çerkezi, 73 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetas të mitur me iniciale: E.L, 9 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”. Sipas mjekut ligjor nuk ka pasur marrëdhënie intime në këtë rast.