Një 59-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Beratit. Ai dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze 13-vjeçare. Ndaj tij ishte bërë kallëzim në polici.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas”, njoftoi policia.
Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme ndaj të miturës në hyrje të pallatit ku kjo banon. Policia thotë e po vijon veprimet hetimore për verifikimin e plotë të kallëzimit.
/a.r